Saturday, October 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Sejko, takim me misionin e FMN: “Rritja ekonomike do të përmirësohet në vijim”

admins by admins
November 13, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Sejko, takim me misionin e FMN: “Rritja ekonomike do të përmirësohet në vijim”
1
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Jan Kees Martijn, shefi i misionit për Shqipërinë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të diskutimeve për Artikullin IV me misionin e FMN-së në vendin tonë. Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi ishin zhvillimet makroekonomike dhe pritjet për rritjen ekonomike, inflacionin, kursin e këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar, kreditimin, kreditë me probleme për periudhën në vijim.

Guvernatori Sejko u shpreh se rritja ekonomike ka vijuar trendin rritës, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë, por do të vijë në përmirësim gjatë dy viteve të ardhshme, duke mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv në afat të mesëm.

Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori theksoi se ai paraqitet i qëndrueshëm, me tregues që evidentojnë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë 2019.

Oferta e kredisë bankare ka ardhur në rritje si pasojë e përmirësimit të vazhdueshëm të ambientit të kreditit dhe të bilancit të sektorit bankar – sikundër tregohet nga rënia në nivelin 10.6% e raportit të kredive me probleme – por edhe nga rritja e konkurrencës në sektor, me përfundimin e procesit të konsolidimit të sektorit bankar.

Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit.

Previous Post

Arilena nuk e ka problem, ekspozon linjat në top formë

Next Post

Serialet turke pushtojnë botën, ja çfarë shume marramendëse të parave kanë fituar ato nga ne

admins

admins

Related Posts

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
Serialet turke pushtojnë botën, ja çfarë shume marramendëse të parave kanë fituar ato nga ne

Serialet turke pushtojnë botën, ja çfarë shume marramendëse të parave kanë fituar ato nga ne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In