Friday, June 9, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Sa dhe si përfitojnë familjarë e biznese prej faljes së kamatës nga OSHEE, drejtori Çela tregon konkretisht kush dhe si

admins by admins
April 1, 2020
in Aktualitet
0 0
A A
0
Sa dhe si përfitojnë familjarë e biznese prej faljes së kamatës nga OSHEE, drejtori Çela tregon konkretisht kush dhe si
3
SHARES
22
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

I pyetur sonte në Open, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej vendimit që fal kamatëvonesat e energjisë të krijuara deri në 31 Dhjetor të vitit 2019.“Përfitojnë në total 227,568 abonentë, prej të cilëve 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes. Shuma totale e falur e kamatvonesave arrin në 15,8 miliard lek ose mbi 135 milion USD”, u shpreh Çela. Kategoria e parë e përfituesve janë ata të cilët kanë një borxh të vjetër dhe janë aktualisht në një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen e këtij detyrimi me këste, përkrah faturës mujore. Më tej, Çela u ndal në disa raste konkrete, për të ilustruar më qartë mënyrën e përfitimit dhe shumat përkatëse në rastet e familjarëve, bizneseve të vogla dhe pensionistëve të përfshirë në këtë kategori.

Shembulli 1 Abonenti pensionist kryefamiljar nga Burreli me numër kontrate 8630. Sot, në sistem ai ka në total një borxh të trashëguar prej 2 milion e 630 mijë lekë të vjetra. Kësti i tij mujor është 1800 lekë. Nga vendimi i marrë, këtij abonenti i falet shuma prej 1 milion e 290 mijë lekë të vjetra. Për pjesën e mbetur për të shlyer, kësti mujor i zbritet në 1000 lekë. Shembulli 2 – Abonenti familjar nga Lushnja me numër kontrate 45061. Sot, në sistem ai ka në total borxhin prej 2 milion e 460 mijë lekësh të vjetra. Kësti i tij mujor është 2800 lekë. Nga vendimi i marrë, këtij abonenti i falet shuma prej 1 milion e 233 mijë lekësh të vjetra. Për pjesën e mbetur për të shlyer, kësti mujor i reduktohet në 2000 lekë.

Shembulli 3 – Subjekti privat biznes i vogël që ushtron aktivitetin në Elbasan dhe ka numër kontrate 29010. Aktualisht ka në sistem një borxh të mbartur prej 2 milion e 67 mijë lekësh të vjetra. Kësti i tij mujor është 4690 lekë. Nga vendimi i marrë, këtij abonenti i falet shuma prej 1 milion e 167 mijë lekësh të vjetra.Kategoria e dytë e përdituesve janë ata të cilët kanë një borxh të vjetër energjie por nuk kanë të nënshkruar një aktmarrëveshje me OSHEE. Kushti që ata të përfshihen në skemën e faljes së kamatës është nënshkrimi i një aktmarrëveshjeje prej tyre brenda 30 Qershorit 2020.Por a përfitojnë njësoj në vlerë financiare edhe këta abonentë? Sërish, administratori i OSHEE solli dy shembuj ilustrues, një familjar dhe një biznes të vogël.

Shembull 1 -Abonenti familjar nga Shkodra me numër kontrate 88685. Aktualisht ai nuk ka një aktmarrëveshje me OSHEE por ka një borxh në sistem prej 2 milion e 134 mijë lekësh. Ai mund të përfitojë nga vendimi vetëm nëse brenda datës 30 Qershor nënshkruan një AKM. Në këtë rast ai përfiton faljen e 1 milion e 84 mijë lekëve të vjetra. Detyrimin e mbetur e paguan më tej me këst prej 2000 lekë/muaj. Shembulli 2 -Abonenti biznes i vogël nga Fushë Kruja me numër kontrate 76979. Aktualisht ai nuk ka një aktmarrëveshje me OSHEE por ka një borxh në sistem prej 2 milion e 260 mijë lekësh të vjetra.

Ai mund të përfitojë nga vendimi vetëm nëse brenda datës 30 Qershor nënshkruan një AKM. Në këtë rast ai përfiton faljen e 1 milion e 282 mijë lekësh të vjetra. Detyrimin e mbetur e paguan më tej me këst të reduktuar prej 5491 lekë/muaj. Çela u shpreh se në këtë situatë emergjence kombëtare, OSHEE po bën pjesën e saj të sakrificës. Duke qartësuar në detaje për konsumatorët se si do të përballohet kjo situate, ai kërkoi që askush të mos përfitojë nga ky moment për të abuzuar me pagesën e konsumit të energjisë. “Konsumi i familjarëve këto kohë izolimi ka barazuar e diku ka tejkaluar konsumin e bizneseve të mbyllura. Është e natyrshme që kjo të ndodhë, por në rastet që konsumatorët kuptojnë se nuk kanë fuqi paguese, duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin sepse rrezikojmë të gjithë nga mungesa e energjisë. Ne e kemi bërë pjesën tonë, kemi çliruar një pjesë të madhe nga borxhi dhe atë pjesë të mbetur përsëri kemi dhënë mundësi ta shlyejnë me një faturë minimale. Duhet të jemi të përgjegjshëm të gjithë për sakrificën që na takon. Siç jemi ne duhet të jenë dhe qytetarët”, nënvizoi Çela.

Tags: faljakamatvonesatOSHEEperfitojne
Previous Post

Rama: Nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të levizjes

Next Post

Cilat janë masat e Europës për të ndihmuar 25 milion SME gjatë krizës së Koronavirusit?

admins

admins

Related Posts

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…
Aktualitet

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…

May 4, 2023
Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…
Aktualitet

Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…

May 4, 2023
Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…
Aktualitet

Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…

April 28, 2023
Next Post
Cilat janë masat e Europës për të ndihmuar 25 milion SME gjatë krizës së Koronavirusit?

Cilat janë masat e Europës për të ndihmuar 25 milion SME gjatë krizës së Koronavirusit?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In