Wednesday, September 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rritja e pagave për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024

admins by admins
September 18, 2023
in Aktualitet
A A
0
Rritja e pagave për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024.

Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro. Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro, paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34% ose 230 euro. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15% në dhjetor 2023 dhe 15% tjetër afërsisht 115 euro, në dhjetorin e vitit 2025.

Qeveria, kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti, argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat. Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024.

Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për t’u shtrirë në dy vitet në vijim. Në muajt prill-qershor 2023, punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.

Sipas treguesve buxhetorë në 7-mujorin e vitit 2012, fondi i pagave për sektorin publik ishte sa 18.8% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, ndërsa më 2023 ishte sa 16.8 % e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Megjithëse në vlerë fondi i pagave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ritmet ishin më të ulëta se rritja e totalit të shpenzimeve publike. Të dhënat tregojnë për një rënie sistematike të peshës së shpenzimeve paga gjatë dekadës së fundit. Nga rritja e lajmëruar e qeverisë do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në sektorin e administratës publike, arsim, shëndetësi, mbrojtje, Policia e Shtetit etj./Monitor

Tags: pagarritja
Previous Post

Turistët sollën një rekord prej 1.55 miliardë euro në 6 muajt e parë! Shqiptarët lanë jashtë gati 1 miliardë euro

Next Post

Video Mesazhi/ Valbona Selimllari imazhi i ri i Policisë së Shtetit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Video Mesazhi/ Valbona Selimllari imazhi i ri i Policisë së Shtetit

Video Mesazhi/ Valbona Selimllari imazhi i ri i Policisë së Shtetit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In