Bullgaria tashmë nuk është vetëm vend për “outsourcing” të shërbimeve në industrinë e lojërave elektronike, siç ishte para 10 vjetësh. Ajo zë vendin e vet më të madh në krijimin e produkteve të reja. Mbi 1000 janë njerëzit e rinj, të cilët tashmë punojnë në sektor. Kompani të mëdha me famë botërore hapën studiot e tyre në vendin tonë.
Bullgaria përpiqet të fitojë garën me Rumaninë në këtë fushë, sepse fqinja jonë jugore tani për tani është lidere ballanike në përpunimin e lojërave elektronike.
Mbi 2/3 prej biznesit ndodhet në Sofje. Në se në Evropë industria e lojërave elektronike arrin 5% prej ekonomisë së qyteteve të mëdha, në kryeqytetin bullgar kjo përqindje arrin 8. Për periudhën 2008-2015 rritja në këtë fushë është 123%.
Në Evropë qarkullimi vjetor i kësaj industrie është 20 mlrd euro, kurse në botë ai është 90 mlrd euro.




