Sunday, January 29, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Romanticizmi revolucionar i Metës

admins by admins
February 19, 2020
in Aktualitet, Opinione
0 0
A A
0
Romanticizmi revolucionar i Metës
0
SHARES
14
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Nga Ardit Rada

Ilir Meta i ka dhënë nuance romantike thirrjes së dytë të tij për tubim mbarëpopullor duke e cilësuar si besëlidhje. Pas anulimit të 8 Dhjetorit për shkak të tërmetit, Presidenti i ka hedhur sërish sytë nga bulevardi i Tiranës me shpresën se do ta mbushë këtë 2 mars që po vjen. Kush ka menduar se Ilir Meta po e ‘shkarkon’ Lulzim Bashën si kryetar opozitë dhe po i merr atij protagonizmin, gabon rëndë.

Në fakt, kreu në ikje i shtetit po i jep një dorë Bashës dhe të shoqes, duke qenë se këta dy të fundit përjetuan dështimin më spektakolar me protestat e tyre herë me hunj, herë me zjarr, herë me marrje mendsh duke i rënë rrotull zyrës së Ramës dhe herë me himne.

Sot Ilir Meta nuk surprizon më askënd, e aq më pak të frymëzojë popullin për besëlidhje me të. Ai ka treguar se është palë qysh prej ditës kur shkeli në Presidencë, edhe pse e shoqja i ka hedhur në publik disa sfida të llojit: Eja garo përballë meje për kreun e LSI. Apo: Ilir Meta duhet shkarkuar një orë e më parë. Pra në thelb, sot kërkojnë besën nga populli të cilit i kanë servirur anektoda prej kohësh.

Por pavarësisht panoramës të njohur tashmë, duhet zgjidhur dilema: A mundet që pretendenti si përfaqësues i unitetit të thërrasë një miting kundër mazhorancës qeverisëse? Sigurisht që po, por ka një kusht: Dorëheqja nga posti i Presidentit!

Ilir Meta është i lirë që të drejtojë tubime kundër qeverisë, madje të kthehet edhe në naftëtar sindikalist, por pasi të ketë ikur nga zyra që po mban peng në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Në të kundërt, bashkimi në protestë i postit të tij me opozitën e së shoqes dhe të Berishës, s’është asgjë më pak sesa një grusht shteti. E thënë ndryshe, Ilir Meta ka bërë thirrje sot për të rrethuar godinat qeveritare në bulevard, përveç të tijës.

Dilema e dytë lidhet me hakërrimet e tij për ta shpërndarë Kuvendin. E gjithë fabula nuk ka asnjë diskutim që është stisur me opozitën e bërë pishman për djegien e mandateve. Por pyetja shtrohet: A del kështu Presidenti dhe PD-LSI kundër ndërkombëtarëve? Përgjigjen e kanë dhënë këto të fundit, qëkurse e kanë cilësuar përbërjen aktuale të Parlamentit si legjitim dhe mëse funksional.

Tentativa për ta shpërndarë Kuvendin mund të çojë ujë në mullirin e Ilir Metës dhe doktorit, por ajo bie ndesh me faktin se nuk mund të ketë zgjedhje pa kryer reformën zgjedhore. Pa folur më pas për forcën dhe tagrin, nëse presidenti e shpërndan dot organin i cili zgjedh atë vetë.

Kërcënimet nga Ilir Meta mbeten qesharake edhe këtë herë. E vetmja gjë që duhet marrë seriozisht është gjuha e shthurur me të cilën bën ftesë për besëlidhje. Kjo po që tregon shumë se kush është me letra kreu i këtij shteti dhe në çfarë dëshpërimi të thellë ka rënë. Për mendt e doktorit!

/JavaNews/

Previous Post

Destabiliteti, rruga e Ilir Metës për të penguar ardhjen e 1.15 miliardëve të Rindërtimit

Next Post

VIDEO/ Momenti kur trupi i Jan Prengës futet në furgon

admins

admins

Related Posts

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?
Aktualitet

A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?

December 25, 2022
Next Post
VIDEO/ Momenti kur trupi i Jan Prengës futet në furgon

VIDEO/ Momenti kur trupi i Jan Prengës futet në furgon

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In