Pasi ka bërë një përshtypje të madhe në vitin e saj të parë, festivali magjik UNUM kthehet në rivierën shqiptare nga 28 maj deri në 1 qershor 2020.
Faza e parë e emrave për këtë udhëtim të shoqëruar nga dielli dhe natyra, përfshihet nga Raresh, Seth Troxler, tINI, Sonja Moonear, Dyed Soundorom, John Dimas, Priku, Praslea, Cap, Digby, Cesar Merveille dhe shumë tjerë.
Në vitin 2019, UNUM bëri një shënim të menjëhershëm me edicionin e parë, në plazhin mahnitës të Shqipërisë me një formacion të klasit botëror. Festivali shkëlqeu duke marrë vëmendjen e audhuruesve të muzikës nga e gjithë bota në këndin e fundit të pashfrytëzuar të Evropës: Rana e Hedhun, në qytetin e Shëngjinit, në vijën idilike të bregdetit shqiptar.
Në edicionin e dytë, ky udhëtim i bukur do të jetë edhe më i gjatë, meqë i shtohet një ditë, duke filluar ditën e enjte dhe duke vazhduar pa ndalë deri të hënën, muzikë do të ketë si ditën ashtu edhe natën. Kështu që bëhuni gati për festë e momente të lumtura si në diell ashtu edhe gjatë perëndimit të dielli. Nuk duhet harruar edhe një shumëllojshmëri të sporteve ujore, kulturës lokale, ushqimeve të pasura, ofertave të pijeve, aktiviteteve të ndryshme, dhe një grup i madh njerëzish, audhurues të muzikës dhe udhëtimeve, nga të gjitha anët e botës.
Po ashtu, ka edhe gjire të izoluara dhe plazhe me rërë të artë për tu eksploruar. Të gjitha këto me Alpet mahnitëse shqiptare si sfond. UNUM është vendi i lumtur dhe ëndërrimtar, organik dhe natyror, që ndjehet i pazbuluar dhe i fshehur larg nga pjesa tjetër e botës.




