Monday, October 26, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Revolucioni teknologjik në Policinë e Shtetit. Kuko: Koordinim në kohë reale me komisariatet

admins by admins
October 8, 2019
in Aktualitet
A A
0
Revolucioni teknologjik në Policinë e Shtetit. Kuko: Koordinim në kohë reale me komisariatet
19
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një provë të revolucionit teknologjik në zyrat e shtetit.

Kështu e cilëson Kryeministri Rama, sallën e komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, teksa publikon një intervistë me Zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko, nga ambientet e kësaj salle, në ERTV.

Nga kjo sallë, koordinohen në kohë reale komisariatet me patrullat, njësinë speciale, kamerat policore trupore, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Përmes numrit unik 112, në sallën e komandimit regjistrohet një mesatare prej 1400 telefonatash në ditë nga qytetarët e Tiranës, si dhe përcillen gjithashtu 120 njoftime në ditë nga aplikacioni komisariati dixhital që përfshin të gjithë Shqipërinë.

Në lidhje me kamerat e trupit, vetëm në Tiranë janë shpërndarë 580 kamera, që punonjësit e policisë i mbajnë me vetë gjatë 8 orëve dhe çdo veprim policor filmohet nga këto kamera.

Sipas Kukos, kjo sallë moderne ka rritur shpejtësinë e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve, por edhe efiçencën e policisë së shtetit.

“Kjo është salla e komandimit e cila përmbledh të gjitha shërbimet në raportim të qytetarëve. Ka 18 poste dhe këtu përmblidhen shërbimet e 112, numri unik ku qytetarët telefonojnë jo vetëm për policinë, por edhe për shumë shërbime të tjera të cilat shpërndahen, për zjarrfikësen, për shërbimet sociale. Më pas do të shikoni postet e komisariatit dixhital. Të gjitha koordinohen në kohë reale dhe përmes një procesi tërësisht elektronik, i cili quhet TIMS (Total Information Management System). Pra çdo telefonatë që vjen në 112, çdo informacion që vjen tek komisariati dixhital, kamerat e trupit dhe çdo element tjetër që vjen në polici regjistrohet në atë sistem dhe merr një numër unik, pra është një integrim i plotë i shërbimeve që policia ofron”, tha Kuko.

Zëvendësministrja shpejgoi edhe se si procedohet pas telefonatave të qytetarëve në numrin 112.

“Telefonata vjen së pari tek operatori i 112, i cili shpërndan telefonatën tek operatori i policisë vendore të Drejtorisë Tiranë dhe drejtoria verifikon rastin nëpërmjet kamerave të trupit ose komunikon me oficerin e policisë që është në atë zonë. Në momentin që këta sinjalizohen, ne kemi 78 kamera në kryqëzimet e Tiranës. Që do të thotë që e gjithë Tirana është në monitorim”, shtoi ajo.

Ajo që mund të themi – shtoi zëvendësministrja – është që në këtë sistem ka një risk shumë më të ulët për të qënë telefonatë e rreme, sepse regjistrohet me numër, telefonata regjistrohet fizikisht dhe mbetet në sistem.

“Përgjigjia e policisë është e detyrueshme. Nëse vite përpara kemi pasur një mesatare prej 50% të rasteve reagohej, ku për 50% tjetër nuk ndërmerrej ndonjë veprim, tani policia është e detyruar të veprojë për çdo telefonatë që merr, pra kemi rritje të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ndaj shqetësimeve të tyre. Kuptohet, teknologjia e ka bërë të mundur këtë gjë, edhe sepse kemi sistemet e monitorimit ku as qytetarët e as policia nuk mund të krijojnë asnjë lloj hendeku apo mungesë shërbimi”, deklaroi zyrtarja e Ministrisë së Brendshme.


Previous Post

Shqiptari hero që po ndihmon zviceranët e prekur nga varfëria

Next Post

Programi Reload/ 35 bletarë dhe 6 të rinj përfitojnë nga projekti në Librazhd

admins

admins

Related Posts

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
Programi Reload/ 35 bletarë dhe 6 të rinj përfitojnë nga projekti në Librazhd

Programi Reload/ 35 bletarë dhe 6 të rinj përfitojnë nga projekti në Librazhd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In