Në 10 nëntor 2014
Edi Rama u shfaq në Beograd tamam si një burrë shteti. As provokues, as patetik, ai foli “shkurt e shqip” për Kosovën dhe shqiptarët. Guximshëm dhe dinjitetshëm.
Kryeministri Rama e quajti Kosoven realitet te patjetersueshem, në vizitën dyditore në Serbi, vizita e nivelit më të lartë në historinë e dy vendeve në 68 vjetët e fundit.
I gjendur përballë breshërisë së kritikave dhe akuzave, madje edhe për tradhti kombëtare, Rama zgjodhi të mos e anulojë vizitën. Pavarësisht se Beogradi do ta dëshironte një gjë të tillë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit kokë më kokë mes tyre,dy kryeministrat theksuan nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që rruga drejt Bashkimit Europian të jetë më e lehtë. Por gjate kesaj konference u vu re qarte dhe brishtesia e marredhenieve te reja mes dy vendeve. Qendrime krejt të ndryshme mbajtën kryeministrat në lidhje me Kosovën.
Video: Edi Rama 10 nëntor 2014 në Beograd.




