Friday, August 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rama: Prezanton njësinë e re speciale “Forca e Ligjit”. Luftë pasurisë së krimit të organizuar

admins by admins
February 2, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
26
Rama: Prezanton njësinë e re speciale “Forca e Ligjit”. Luftë pasurisë së krimit të organizuar
8
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT


Në ditën e sotme është bërë prezantimi i njësisë më të re speciale në strukturën e Policisë së Shtetit, e quajtur Njësia Operacioni Forca e Ligjit, e cila me miratimin e paketës Anti-KÇK do të jenë në gjurmim të strukturave së krimit të organizuar dhe konfiskimit të aseteve të tyre.
Prezantimi u krye nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij drejtori Veliu shpjegoi se efektivët e kësaj force janë mjaft të përzgjedhur dhe se çdo person i akuzuar duhet të provojë asetet e tij, duke përfshirë edhe ato të rrethit të tij familjar, të cilat në rast konfiskimi do të vihen në përdorim të shtetit. Në këtë mënyrë atdheu do të bëhet i parehatshëm për kriminelët sipas tij:

“Një pjesë e grupeve të organizuara kriminale lëviznin lirshëm dhe gëzojnë pasuri marramendëse. Kjo histori nuk mund të vijojë më kështu, duhet ta provojnë që pronat, mjetet dhe llogaritë kanë pasuri të paligjshme. Do të duhet ta provojnë ata burimin e paligjshëm të pasurisë së tyre. Rrethi është zgjedhur edhe te familjarët që bëjnë mbulesa për të humbur gjurmët. Të përgatiten se do të japin llogari. Paratë do të shkojnë në favor të shtetit. Për të përmbushjen e këtij prioriteti jemi të përgatitur për luftën me çdo lloj çmimi. Do ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve”
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Lleshaj u shpreh se kjo paketë e re ligjore, do t’i japë Policisë instrumente dhe mjete të reja në përdorim, në këtë mënyrë duke e bërë më efektive goditjen pasurisë së krimit të organizuar:
Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.
Me asetet e konfiskuara do të kryhet modernizimi i Policisë së Shtetit sipas ministrit të Brendshëm dhe se të gjithë makinat e konfiskuara do të t’i shtohen flotës së policisë së shtetit.Edhe kryeministri Rama ishte mjaft i ashpër në fjalën e tij përpara njësisë së re speciale. Sipas, kreut të ekzekutivit “një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme” duke e cilësuar miratimin e kësaj pakete një moment historik dhe si një krah shtesë në ndihmë të SPAK-ut.
“Kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik. Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre, që nuk burojnë nga puna, por edhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë në 30 vite. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre” tha Rama.Sipas kryeministrit, pjesë e këtij operacioni, do të jenë dhe të gjithë personat e dyshuar, të cilat gjykata i ka dhënë pafajësinë në mënyra të paarsyeshme. GERI KOLGEGA

Previous Post

Çmendet Juve, 200 milion euro për futbollistin e Liverpoolit

Next Post

Shqiptarja bën senzacion, thyen rekordin 40-vjeçar në Maqedoninë e Veriut

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Shqiptarja bën senzacion, thyen rekordin 40-vjeçar në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarja bën senzacion, thyen rekordin 40-vjeçar në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In