Në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri Seli e Shenjtë kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë. Në videon e publikuar, Rama shihet se përveç anëtarëve të kabinetit të tij, është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.
E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve. Sot më shumë se kurrë do të doja t’ju falenderoja për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon selinë e shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë. 30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më.
Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe.
Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar q mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” tha Rama.





