Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Qeveria premton internet falas/ Brenda vitit 2023, në gjysmën e hapësirave publike

admins by admins
April 17, 2020
in Aktualitet
A A
27
Qeveria premton internet falas/ Brenda vitit 2023, në gjysmën e hapësirave publike
0
SHARES
9
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Brenda tre viteve, në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri duhet të ofrohet shërbim interneti falas për qytetarët. Në planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastukturës broadband, Ministria e Infrastukturës nuk është kursyer me objektivat ambiciozë. Deri në fund të vitit 2023, lidhjet WiFi duhet të jenë të disponueshme dhe falas në parqe, sheshe e biblioteka, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale të vendit. Në plan nuk është shumë e qartë se si do të realizohet dhe financohet ky objektiv. As sot, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria nuk gjeti dot ndonjë mekanizëm për të ofruar internet falas, qoftë edhe në segmente të veçanta të popullsisë. Lehtësimi maksimal që u arrit ishte shtimi i sasisë së internetit në paketat e operatorëve celularë, duke paguar të njëjtin çmim.

Në disa vende, internet me brez të gjerë është përfshirë në shërbimin universal, çka do të thotë se çdo qytetar duhet të ketë akses në të kundrejt një çmimi të arsyeshëm dhe të rregulluar nga autoritetet publike. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri e ka trajtuar këtë çështje për herë të fundit në vitin 2017, kur vendosi që përfshirja e internetit në shërbimin universal ishte e parakohshme. Rrjedhismisht, Shqipëria sot nuk ka ende ofrues të shërbimit universal dhe as fond të shërbimit universal, që do të financonte kostot e subvencionimit të këtyre shërbimeve për qytetarët.

Megjithatë, në planin e prezantuar së fundmi për konsultim publik, Ministria e Infrastrukturës shprehet se do të bëhen rishikime të kuadrit ligjor dhe rregullator për shërbimin universal. Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.

Duke qenë se vendosja objektivave nuk kushton asgjë, nuk është e rrallë që institucionet shqiptare të lëshojnë dorën në planet dhe strategjitë që hartojnë. Por, fakti është që Shqipëria është ndër vendet më të prapambetura në Europë, sidomos për infrastukturën e rrjeteve fikse të internetit me brez të gjerë. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar 15.5% e familjeve ose 58% e popullsisë zotëronin një lidhje internet fikse. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve fqinje.

Ersuin Shehu / SCAN

Tags: falasqeveria
Previous Post

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 539 numri i të prekurve

Next Post

Tenton të fusë kanabis mes ushqimeve për djalin në paraburgim, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e SPAK

Tenton të fusë kanabis mes ushqimeve për djalin në paraburgim, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In