Thursday, March 23, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Qeveria miraton dëmshpërblim për prishjen e shtëpive te Unaza e Re/ Ja cilët përfitojnë

admins by admins
April 17, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Qeveria miraton dëmshpërblim për prishjen e shtëpive te Unaza e Re/ Ja cilët përfitojnë
28
SHARES
342
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Qeveria Shqipëtare ka miratuar fondin e dëmshpërblimit për një pjesë të banorëve të Unazës së Re në Tiranë.

Banorët që preken nga zgjerimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Në vendimin e qeverisë, përcaktohet fondi prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, vendimi që hyn në fuqi ditën e sotme.

Një grup banorësh të Unazës së Re që nuk kanë dokumentet për banesat po protestojnë cdo natë prej disa muajsh kundër shembjes së shtëpive. Banorëve që nuk kanë banesat e legalizuara bashkia u ka ofruar bonues qiraje për tre vite, por ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër që kanë dokumentet e rregullta.

Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR “PALLATI ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI “SHQIPONJA””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rreth rrotullimi “Shqiponja””.

Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e aktit pa tarifa regjistrimi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Previous Post

Shqipëria dhe Kosova njohin patentat e shoferëve! Miratohet vendimi

Next Post

A është opozita e re në Kuvend legjitime? / Sondazhi

admins

admins

Related Posts

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë
Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë

January 30, 2023
Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
Next Post
A është opozita e re në Kuvend legjitime? / Sondazhi

A është opozita e re në Kuvend legjitime? / Sondazhi

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In