Wednesday, June 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Projekti i rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, nënshkruhet me Fondin Kuvajtian marrëveshja e financimit

admins by admins
March 3, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Projekti i rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, nënshkruhet me Fondin Kuvajtian marrëveshja e financimit
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në mjediset e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u nënshkrua  marrëveshja shtesë e huasë,  ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab,  për financimin e projektit të rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe Drejtori i Menaxhimit të Projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ermir Omari, në praninë e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, Drejtorit të Përgjithshëm të FSHZH, Dritan Agolli dhe Kryetarit të Bashkisë  së Vlorës, Dritan Leli.

Ministrja Denaj vlerësoi se projekti  mbart një komponent të rëndësishëm të ndërlidhjes lokale në zonën e jugut dhe  vendos në shërbim të 175 mijë banorëve shumën prej 22 milionë dollarësh.

“Rëndësia strategjike e projektit të Rrugës së Lumit të Vlorës lidhet  me përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këtë zone. Ky projekt lidhet ngushtësisht me rritjen e mëtejshme të aktivitetit në këtë zonë, mbi të gjitha të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktivitetit privat, rritjen e të ardhurave për familjet vendase, dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Objektivi i këtij projekti është lidhja e shumë fshatrave të Lumit të Vlorës me bregdetin e Shqipërisë”, tha ministrja, referuar njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave.

Projekti parashikon punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit, objekteve të sigurisë dhe ndriçimit, krahas trotuareve në qytezat kryesore përgjatë rrugës.

Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillimi të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.

“Investimet e mëdha infrastrukturore, përfshirë edhe Aeroportin e Vlorës, pritet t’i japin frymëmarrje të plotë bregdetit të Jugut, duke krijuar të gjitha mundësitë për një zhvillim të pandalur ekonomik dhe social”, theksoi Denaj.

Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet parashikohet të përfundojnë deri në fund të vitit 2022.

Nga ana e tij, Ambasadori i Kuvajtit tha, se nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, si dhe për arritjen e standardeve.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli i cili falënderoi ministren e Financave dhe Ekonomisë për angazhimin e plotë dhe këmbënguljen për të çuar përpara këtë projekt të rëndësishëm për rajonin. Një investim, i cili tha z.Leli, do t’i jap një hov të ri zhvillimit të zonës, turizmit të qëndrueshëm, por edhe qarkullimit më të shpejt të mallrave dhe banorëve nga zonat rurale drejt atyre urbane.

Aktualisht kanë përfunduar me sukses punimet në Lotin I – Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Gjorm me gjatësi 23.2 km, ku janë realizuar të gjitha punimet e parashikuara në kontratë. Prej Majit të vitit 2019 kanë filluar punimet në Lotin II – Ura e Gjormit – Brataj – Ura e Laskos me gjatësi 27.1 km.

Nëpërmjet marrëveshjes shtesë , do të financohen punimet e Lotit 3 për segmentin nga Ura e Laskos – Qeparo me një gjatësi prej 23.7 km. Me përfundimin e Lotit të III-të vepra do të vihet në funksionim të plotë dhe do të realizojë qëllimin për të cilin është iniciuar pikërisht,  lidhja e shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Përfundimi i rrugës Gusmar-Kuç, do të bëjë të mundur krijimin e një aksesi më shpejtë të zonës së Tepelenës me zonën e bregut.

SCAN

Previous Post

“Fund korrupsionit!”, ambasadorja e SHBA thirrje prokurorëve: Fajtori nuk duhet të shpëtojë

Next Post

Çmimi marramendës i fustanit të Nora Istrefit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Çmimi marramendës i fustanit të Nora Istrefit

Çmimi marramendës i fustanit të Nora Istrefit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In