Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare kritiku i artit nga Elbasani, Astrit Lopari.
Ai ka drejtuar për një periudhë të gjatë shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, kompozitorë dhe piktorë të mirënjohur në vend.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë miku i tij Zeqir Sulkuqi.
Statusi i plotë: Të nderuar miq, Sot u nda nga jeta muzikologu, kritiku i artit, mesuesi dhe Drejtor i shkolles Artistike “Onufri”, Miku Yne i shtrenjte Astrit Lopari ne moshen 71 vjecare. Ish nxenes i pare i gjimnazit Dhaskal Todri.Perfundoi studimet ne “Konservatorin e Arteve” dega – Muzike, specialiteti – “Kritik Arti”, 1972.Perfundoi kursin pasuniversitar per Kritik Muzikore.
Gjate kesaj kohe ka patur disa eksperienca pune qe skaliten edhe me shume profesionalisht si Udheheqes Artistik ne te gjitha aktivitete artistike te Kombinatit Metalurgjik ne detyren Shef Muzike.Me pas mesues muzike ne shkollen Petagogjike ku dha nje kontribut te madh ne edukimin e nje brezi mesuesish te rinje.
Me prej me shume se 35 vjet filloi te drejtonte edukimin artistik muzikor dhe jo vetem, ne shkollen artistike “Onufri”. Gjate kesaj kohe me nje vitalitet dhe energji te jashtezakonshme ai rriti, edukoi breza te tere Artistesh te se ardhmes.
Ai luajti nje rol shume te rendesishem dhe konkret ne zgjerimin e kesaj shkolle, duke bere te mundur hapjen e degeve te artit pamor, pikture dhe skulpture, degen e kitares, te firzamonikes etj…Nxenesit qe dolen nga kjo shkolle, ishin dhe jane studentet nga me te miret ne Universitetin e Arteve por edhe ne institucione arsimore jashte Shqiperise.
Shkolla Artistike ” Onufri” nën drejtimin e tij u formatua plotësisht si një shkollë artistike profesionale e nivelit bashkohore,dhe u kthye në një laborator për reformën dhe programimin e kurrikulave muzikore e didaktike..Këtë e tregojnë edhe përfaqësimet dinjitoze te shkollës në konkurse ndërkombëtare si në Zvicër dhe Austri etj ku u vlerësuan nga kritika vendase.Si dhe aktivitete koncertale nën drejtimin e tij në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, si dhe në të gjithë qytetet e vendit.
Për më shumë se gjysëm dekade familja e tij ishte, shkolla, ishin nxënësit, ishin mesuesit, ishte arti, si dhe kontributi i tij i cmuar në lëvizjen artistike kulturore te Elbasanit.Lamtumirë profesori, mësuesi, prindi,miku ynë Astrit.




