Posta Shqiptare në këto ditë të vështira të vetëizolimit për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit i bën thirrje të gjithë pensionistëve që të mos paraqiten fizikisht në zyrë postare për të tërhequr pensionin.
Të dhënat e kërkuara si: emër mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, qytetarët e qarkut Tiranë, mund t’i dërgojnë duke telefonuar në numrat:
0683446821
0683446820
0683446818
0683446817
Të gjithë qytetarët mund të na kontaktojnë, çdo ditë, nga ora 08:00-16:30.




