Ish-shefi i Manchester United, Javier Ribalta ka thënë se mesfushori Paul Pogba është gati për t’u larguar nga “Old Trafford”, në vitin 2020.
Pogba gjatë tërë afatit veror ishte i kërkuar nga “Zonja e Vjetër”, por nuk ishin të gatshëm të paguajnë 180 milionë euro për francezin.
Ribalta beson që francezi do të rikthehet në Torino, pasi United po dështon të hyjë në Ligën e Kampionëve.
“Mund të them se Pogba do të rikthehet në Juventus. Pa Ligën e Kampionëve, është i destinuar të largohet nga United”, deklaroi ai.
Pogba mbetet i kërkuar edhe nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.




