Friday, November 6, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Po luftojmë sëmundjen e shekullit 21 me armë të shekullit 20!

admins by admins
April 7, 2020
in Aktualitet, Bota
A A
25
Po luftojmë sëmundjen e shekullit 21 me armë të shekullit 20!
0
SHARES
17
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një sistem i unifikuar dhe gjithëpërfshirës i të dhënave shëndetësore jo vetëm do të na siguronte platformën për të përmirësuar përgjigjen tonë ndaj valëve të tjera të Covid 19, por do të na krijonte mundësinë të kuptojmë më mirë edhe faktorët e riskut për sëmundje jo infektive si kanceri, sëmundjet e zemrës, hemorragjia cerebrale apo diabeti

Nga The GUARDIAN

Covid-19 ka ekspozuar mangësitë e sistemeve kombëtare të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjeve në shumë vende të Europës, dhe në Shtetet e Bashkuara. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjurmimi i kontakteve u braktis shpejt për shkak të mungesës së kapacitetit. Vetëm tre javë më parë qeveria ishte e gatshme të linte mijëra skocezë të udhëtonin përmes Anglisë në Uells dhe të ktheheshin për në një ndeshje regbije, dhe iu desh një muaj për të zhvilluar një strategji testimi masiv. Pas një dekade shtrëngimi dhe decentralizimi, jemi duke u përpjekur të rikuperojmë “muskulin” e humbur të kujtesës së përgjigjes sa i takon shëndetit publik. Nuk do të kalojnë 100 vjet deri në pandeminë tjetër. Rritja e popullsisë, pushtimi që po i bëjnë njerëzit habitateve të kafshëve dhe rinisja e udhëtimit të shpejtë ndërkontinental, do të kujdesen për këtë.

Ajo që kemi më urgjente, është një sistem parandalues ndaj një vale të dytë të Covid-19, edhe më të keqe se e para. Mungesa jonë e sistemeve kohente e të përbashkëta të informacionit do të thotë se ende, nuk mund t’u përgjigjemi shumë pyetjeve të rëndësishme rreth kësaj epidemie. Cilat sëmundje para-ekzistuese dhe medikamente i ekspozojnë njerëzit ndaj infeksionit apo një rezultati të të keq? A janë disa individë gjenetikisht të ndjeshëm dhe, nëse po, duhet që terapitë dhe vaksinat ta marrin parasysh një gjë të tillë? Pse disa të rinj të shtrohen në spital, në një kohë kur shumica e njerëzve as që e dallojnë infeksionin? Sistemi shëndetësor britanik, NHS, i së ardhmes, mund t`i përgjigjet këtyre pyetjeve duke krijuar disa programe kompjuterike.

Pasi të ketë kaluar kulmi i epidemisë, shkruan Daivd J.Hunter, do të na duhet të hapim ekonominë dhe të rifillojmë udhëtimet e nevojshme, ndërkohë që e mbajmë “njërin sy” nga Covid-19. Zgjidhjet krijuese po na japin një dorë, e të tilla janë aplikacionet që gjurmojnë kë kemi takuar apo testimi javor i të gjithë popullatës përmes një rrjeti të gjerë laboratorësh. Në Mbretërinë e Bashkuar, një aplikacion për monitorimin e përhapjes së simptomave të ngjashme me Covid u shkarkua më shumë se 2 milion herë brenda disa ditësh. Në SHBA, një rrjet një milion termometra digjital, i lidhur me Bluetooth krijoi një hartë “shëndetësore moti” që gjurmon epideminë. Stafet mjekësore kanë nevojë për mjete të reja digjitale si këto për të qenë në gjendje t’i përgjigjen me shpejtësi emergjencës.

Dhe ndërsa përpiqemi të gjejmë mënyrat për të dalë nga kjo katastrofë akute, duhet njëkohësisht të hedhim bazat për reagimin e ardhshëm. Imagjinoni nëse do të arrinim ta lidhnim informacionin e faktorit të rrezikut nga të dhënat e kujdesit parësor me të dhënat e rezultateve të Covid-19 brenda disa orësh e jo muajsh, se çfarë përgjigje do të merrnin pyetjet lidhur me faktorët e riskut për infektimin dhe vdekjen. Imagjinoni sikur të mund t`i lidhnim të dhënat e Covid-19 me sekuencat e gjenomit individual në një bazë të sigurt kërkimore të dhënash për pesë milionë prej nesh, siç parashikohet nga Iniciativa e Përshpejtimit të Depistimit të Sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kështu t’i përgjigjemi pyetjeve rreth ndjeshmërisë gjenetike. Reagimi ndaj pandemisë duket se ka gjasë të shkaktojë një krizë ekonomike, në mos recesion të plotë kombëtar. Investimi në një infrastrukturë kombëtare shëndetësore digjitale do të përfaqësonte një pjesë të vogël të përgjigjes ekonomike deri më tani.

Të menduarit mbi infrastrukturën e informacionit të shëndetit publik në shekullin e 21-të, nuk filloi me Covid-19. NHS Digital, NHSX dhe Kërkimi i të Dhënave të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar janë përpjekur të lehtësojnë përcjelljen e informacionit. Megjithatë, përparimi ka qenë i ngadaltë.

Një problem madhor është se NHS nuk regjistron në mënyrë rutinë të dhëna të thjeshta për të gjithë të faktorit të rrezikut, si historiku familjar i sëmundjeve. Një sistem i unifikuar dhe gjithëpërfshirës i të dhënave shëndetësore jo vetëm do të na siguronte platformën për të përmirësuar përgjigjen tonë ndaj valëve të tjera të Covid 19, por do të na krijonte mundësinë të kuptojmë më mirë edhe faktorët e riskut për sëmundje jo infektive si kanceri, sëmundjet e zemrës, hemorragjia cerebrale apo diabeti.

Tags: 20Covid-19Koronavirussemundjeshekullit
Previous Post

Lajmi i Fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus ne vend

Next Post

Infektologu i njohur shqiptar Pipero tregon se në cilin muaj pritet të marr fund historia me koronavirusin

admins

admins

Related Posts

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh
Aktualitet

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh

October 28, 2026
Itali – Propozohet gjobë deri në 20 mijë euro për prindërit e të miturve që kryejnë përshkallzim të situatës
Bota

Itali – Propozohet gjobë deri në 20 mijë euro për prindërit e të miturve që kryejnë përshkallzim të situatës

October 24, 2026
Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Next Post
Mjeku Pipero: Nuk dua të përhap panik por të gjithë mund të jemi të infektuar

Infektologu i njohur shqiptar Pipero tregon se në cilin muaj pritet të marr fund historia me koronavirusin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In