Është shtyrë edhe njëherë seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak këtë herë janë bërë debatet e ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.
Zela i tha gjyqtares:Ti po i imponohesh këtij procesi dhe do me çdo kusht të zhvillosh gjykimin, kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”.
Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht, por avokatin e zgjedhur prej tij Blerdar Shanja, i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.
Gjithashtu avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit, pasi është gjobitur më herët nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referojë si rast në Dhomën kombëtare të Avokatisë në Tiranë për sjellje joprofesionale.




