Përballja e radhës eventuale e Conor McGregor në UFC pritet të jetë ndal rivalit të përbetuar Nate Diaz, gjithnjë sipas legjendës së UFC-s, Michael Bisping.
McGregor u rikthye në UFC në janar kur ai mposhti Donald Cerronen për 40 sekonda në UFC 246, shkruan Zëri.info.
Shumë kanë spekuluar se kush do të jetë kundërshtari i radhës i McGregor, pro Bisping mendon se ka vetëm një zgjedhje logjike.

“Përballja e radhës së Conor do të jetë ndaj Nate Diaz”, ka thënë Bisping në ‘Essentially Sports’.
“Ky është parashikimi im. Këtë e mendoj unë”, tregon më tej ai.”McGregor ka folur për Diaz dhe përballja e tretë mes tyre do të ishte biznes i mirë”, shtoi 41-vjeçari.




