Sunday, April 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Pentagoni shënon 20 vjetorin e fushatës së NATO-s në Kosovë

admins by admins
May 9, 2019
in Bota
A A
0
Pentagoni shënon 20 vjetorin e fushatës së NATO-s në Kosovë
13
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Zyrtarë të lartë të Pentagonit folën për rëndësinë e asaj fushate të efektshme ajrore ndërsa dëshmitarë të luftës kujtuan dhimbjet e tyre personale. Kolegia Rudina Dervishi ishte në Pentagon dhe përgatiti kronikën

Në Departamentin amerikan të Mbrojtjes u zhvillua dje një ceremoni për të përkujtuar 20 vjetorin e fushatës së bombardimeve të Natos në Kosovë që i dha fund spastrimit etnik dhe gjunjëzoi forcat serbe të drejtuara nga Sllobodan Milosheviçi. Zyrtarë të lartë të Pentagonit folën për rëndësinë e asaj fushate të efektshme ajrore ndërsa dëshmitarë të luftës kujtuan dhimbjet e tyre personale. Kolegia Rudina Dervishi ishte në Pentagon dhe përgatiti kronikën.

Gjenerali me katër yje, Dave Goldfein ishte një pilot i thjeshtë që drejtonte një avion F-16, 20 vjet më parë kur forcat e Natos nisën fushatën ajrore kundër Serbisë. Avioni i tij u rrëzua dhe një mision i rrezikshëm bëri të mundur shpëtimin e tij. Goldfein është tani shef i shtabit të forcave ajrore amerikane dhe një nga gjeneralët kryesorë të Pentagonit:

“Ne shkojmë në luftë për të mbrojtur vlerat tona. Ne nuk duam luftë por kur kauza është e drejtë, ne mbrojmë vlerat tona. Kosova është shembulli i fitores të së mirës mbi të keqen. Jam shumë i lumtur që, falë ndërhyrjes së Natos, njerëzit patën një shans për të ardhmen. Jam shumë krenar për atë që arritëm”.

“Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës sot, ashtu siç qëndruam 20 vjet më parë,” thotë gjenerali Goldfein.

Muharrem Alijaj, tregoi plot emocione ditën kur humbi motrën e tij kur ishte vetëm 13 vjeç. Ai do të mbahet mend gjithmonë si djali me këmishë të verdhë që u shpëtua nga forcat e Natos.

“Jemi mirënjohës si popull i Kosovës që na ndihmuan dhe që na sollën në liri,” thotë Muharremi, i cili tani ka ndërtuar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, tha se historia e Kosovës dëshmon se sa e lehtë është të dehumanizosh njerëzit e pambrojtur dhe njëkohësisht shembulli më i mirë për atë çfarë mund të arrijë njerëzimi dhe bota e civilizuar kur vendos të mbrojë vlerat e përbashkëta.

“Ishte ndjenjë e veçantë që të jemi sot këtu. Kosova 20 vjet më pas është një vend i lirë, i pavarur, dhe sovran sigurisht me shumë sfida por, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë me entuziazëm përpjekjet tona shtet-ndërtuese. Nga dhjetori i vitit të kaluar ne kemi forcat tona ushtarake, mirëpo ne e dimë që ajo çfarë do ta mbajë Kosovën të sigurtë është kualiteti i aleancave tona, kualiteti i aleancave që ndërtojmë. Ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt Kosova të jetë anëtare e Natos dhe ushtarët e rinj të FSK-së, jetën e të cilëve e kanë shpëtuar këta gjeneralë që pamë sot, të jenë në gjendje të shërbejnë në ruajtje të paqes në rajon dhe në botë përkrah ushtarëve amerikanë.”

Ceremonia u mbyll me shpalosjen e një pllakate kushtuar 20 vjetorit të fushatës së Natos në Kosovë.

Ylber Bajraktari, tani zyrtar në Pentagon, thotë se është i lumtur që dëgjoi himnet e të dy vendeve, të Shteteve të Bashkuara edhe të Kosovës, dy dekada pas luftës:

“Edhe pse ishte periudhë e vështirë, ato kujtime nuk do të zbehen kurrë. Për mua, një gjë që nuk e harroj është që Amerika vendosi të hyjë në luftë në anën tonë, në anën e viktimës. Nuk është një gjë e lehtë ta bindësh Amerikën të ndërhyjë. Tani që kam fatin të punoj në Pentagon, e di mirë sa e vështirë është që Amerika të futet në luftë, sidomos kur interesat kyçe nuk preken aq shumë.”

Pllakati i vendosur në njërin prej korridoreve të Pentagonit do të qëndrojë aty përgjithmonë, në kujtim të Operacionit Forca Aleate, siç u quajt fushata ajrore e NATO-s e udhëhequr nga SHBA në Ballkan.

Previous Post

Ja kush është drejtoresha që do zëvëndësojë Vangjush Dakon në zgjedhjet lokale

Next Post

Drejtonte automjetin me celular në dorë/ Beckham pezullohet me 6 muaj heqje patente

admins

admins

Related Posts

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit
Bota

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit

July 24, 2025
Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram
Bota

Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram

October 28, 2024
VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina
Bota

VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina

September 5, 2024
Next Post
Drejtonte automjetin me celular në dorë/ Beckham pezullohet me 6 muaj heqje patente

Drejtonte automjetin me celular në dorë/ Beckham pezullohet me 6 muaj heqje patente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In