Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur pas humbjes që Kosova e pësoi nga Çekia në Plzen.
Kosova u mposht me rikthim nga Çekia në takimin eliminator të Euro 2020 dhe kjo humbje ka bërë që dëshpërimi të jetë i madh mes tifozëve dhe lojtarëve.
Njëri nga ta padyshim se është mbrojtësi Hadergjonaj, i cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa ka thënë se e kanë dhënë maksimumin.




