Burime pranë “urbannews” bëjnë me dije se Kryeministri Edi Rama i ka besuar një post të rëndësishëm Ervin Bushatit. Ish-deputeti socialist është emëruar drejtor i Postës Shqiptare, ndërsa prezantimi do të bëhet nesër në orën 14:00.
Kujtojmë se Ervin Bushati ishte në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit.
Gjithashtu Bushati ka qenë deputet në Qarkun e Tiranës në njësinë numër 8, njësi të cilën e ka përfaqsuar që nga viti 2014 deri në Shtator të 2021 në Kuvendin e Shqipërisë.




