Monday, August 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Një skuadër izraelite po ekzaminon pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës! (VIDEO)!

admins by admins
December 9, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Një skuadër izraelite po ekzaminon pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës! (VIDEO)!
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Shumë ekipe teknike ndërkombëtare vazhdojnë intensivisht punën në terren për të përfunduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Skuadra e inxhinierëve izraelitë është një prej tyre, që kanë ofruar ekspertizën e tyre për përcaktimin e shkallës së dëmtimit në banesat e prekura nga tërmeti. Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në një prej pallateve, ku fatmirësisht  dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla

“Këta janë skuadra izraelite, nga më të mirët në botë për këtë punë. Këtu nuk ka asnjë problem. Janë prishur muret, por struktura është shumë e qëndrueshme dhe ajo që duhet bërë është vetëm të riparohen dëmet në mure. Muret janë si lëkura. Lëkura mund të digjet komplet, por mund të ripërtërihet. Nuk na mban lëkura në këmbë, por na mban skeleti. Skeleti është Ok. Këta thanë se në momentin e parë u krijua panik i madh, sepse u duk sikur doli pallati jashtë përdorimit. Faktikisht janë mbi 90% e tyre janë të rikuperueshme dhe i gjithë ky kompleksi këtu është i  rikuperueshëm. Edhe aty ku duket një çarje e madhe është e rikuperueshme. Nuk ka kolonë aty, janë  vetëm muratura që mund të riparohen” – u shpreh Kryeministri për banorët e interesuar.

Kryetari i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Bledi Çuçi tha se riparimet do të nisin, ndërkohë 100 punëtorët e parë janë angazhuar në fillimin e meremetimeve, sipas orientimit të inspektorëve.

“Sot ka ardhur ekipi i bashkisë për të bërë riparimet. Do të fillohet që sot me riparimin e dëmit të pallatit. Ky pallat ka vetëm dy katet e para në këtë gjendje, pastaj katet sipër janë Ok. Besoj se për dy ditë, këtu çdo gjë do të kthehet në normalitet, – u shpreh ai.

Por, ndonëse nuk ka më vend për panik, banorët, ende rrëfejnë me emocion për atë që ndodhi.

 “Atë natë kam qenë vetëm në shtëpi. U bllokua dera dhe nuk mund të hapej. Unë mbeta këtu, e tmerruar,” – tregon një banore, shtëpia e së cilës do të nisë rikonstruksionin.

  “Struktura është shumë solide. Ne i shikojmë të çarat, por nuk përbëjnë problem, sepse ka patur shumë presion.Tani kemi një plan që t’i bëjmë muret më të mira , më të qëndrueshme. Ndoshta ju ishit vetëm, por tani jemi ne me ju,” – tha një nga inxhinierët e ekipit izraelit, i cili shprehu njëherësh edhe vlerësimin për inxhinierët shqiptarë.​

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/579587496186416/

SCAN

Previous Post

Shqiptarët dhe rakia – Afro 60% konsumojnë alkool, fierakët janë më “pijedashësit”. Familjet shpenzojnë 2600 lekë për alkool dhe cigare

Next Post

Qeveria alokon 20 mld lekë për tërmetin, ka gati aplikacionin e transparencës dhe ligjin special të rindërtimit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Tërmeti/ Edi Rama apel për ndihm nëpërmjet platformës qeveritare e-albania

Qeveria alokon 20 mld lekë për tërmetin, ka gati aplikacionin e transparencës dhe ligjin special të rindërtimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In