Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Nikolla, Panajoti (1915-1957)

admins by admins
January 1, 2021
in Artistet
A A
0
Nikolla, Panajoti (1915-1957)
0
SHARES
33
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nikolla, Panajoti (1915-1957). Aktor. Lindi  ne Fier me 1 janar. Pas punesh te renda e te rendomta ne moshe ende te njome, u vendos ne Tirane me 1932 dhe me 1937 luajti nje nga rolet kryesore ne pjesen Te burgosurit, ne skenen e kinemase ‘’Nacional’. Me 1942 shkoi ne Struge te Maqedonise.

Aty interpretoi rolin kryesor ne komedine Cmimi i kripes. Pas Clirimit te vendit, ne nentor 1944, ishte nga te paret qe hyri ne Shkollen Dramatike *, kurse ne vitin 1945 u be nder aktoret themelues te Teatrit te Shtetit *. Po ate vit luajti me sens humoristik rolin e doktor Mysh ne pjesen  Topazi te Marsel Pagnol, e cila ishte shfaqja peruruese e ketij teatri .

Qysh ne kete rol, N. Panajoti u shfaq si nje aktor me talent te dukshem, original, me prirje te natyrshme kah  komedia dhe humori, me nje plastike te shkathet, mimike ekspresive, aktor fin dhe me hir skenik. Shpejt  u be nje nga mjeshterit e krijimit plot nur e hijeshi te karaktereve, cka u vu re ne rolet e tjera pausese qe interpretoi, si ne shfaqjet: Deputeti, Mbremja e madhe, Cani, Ishja dhe Rama, Rrugaci, Qypi me flori etj.

Ne vitin 1947 misheroi nje nga figurat me te plota e me mbreselenese te kohes, Hlestakovin te komedia Revizori e Gogolit ,me te cilin deshmoi nje humor te  holle. Ai shfrytezoi mjete te shumta te humorit e satires, i veshi personazhit nje plastike karakterizuese, gjeste, veprime e nje te folur te natyres  provokuese, ku spikati, po ashtu, eleganca dhe finesa ne menyren e interpretimit te ketij zotnie dhe aventurieri rus.

Nje pamje tejet karakterizuese i dha ai figures se Zenelit  ne komedine Pas vdekjes te A.Z Cajupit *. Ishte nje prototip qe vinte nga meset rurale te vendit, me ironine ne maje te gjuhes, me gazmendin, sikurse me mendjen e shkathet e pragmatiste prej fshatari te mencur, qe di te shfrytezoje veset dhe deliret e njerezve te mbrapshte (Adhamudhit ), sikurse dobesite e njerezve te mire (Lulushes, Vurkos).

Ne lojen e N. Panajotit moren funksione estetike nentekstet e mprehta dhe dykuptimesite e shumta, te perthyera keto nen nje kend ironik e sarkastik, me perdorimin e mencur te te dhenave te tij te bollshme si aktor. Ngjyrimet e ndezura nacionale si dhe pasuria e humorit popullor krahinor, u vune ne sherbim te krijimit te nje figure me arome shqiptare, marre nga shtresat fshatare.

Ne me pak se dhjete vjet ai krijoi 40 figura artistike, me se shumti te planit te komedise, satires dhe humorit, por jo rralle edhe personazhe me natyra te shprehura dramatike. Ishte mjeshter i vizatimit te karaktereve, me fare pak fjale e veprime. Keshtu, u be i njohur me te  ashtuquajturit ‘’role te vogla ‘’, te qendisura plot sens e hijeshi. Me krijimin e Estrades  se Shtetit *, me 1952, ai u vendos si aktor ne trupen e saj, duke njemendesuar nje galeri rolesh nga me te ndryshme .Vdiq heret ,prane te 40-ave ne kulmin e energjive dhe lulezimit te talentit. Ne vitin 1962, pas vdekjes, iu dha titulli ‘’Artist i merituar ‘’.

Tags: NikollaPanajoti (1915-1957)
Previous Post

Mina Koxhaku (1950-2013)

Next Post

E keni tepruar me ushqimin për festa? Kjo është pija që largon toksinat nga trupi

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
E keni tepruar me ushqimin për festa? Kjo është pija që largon toksinat nga trupi

E keni tepruar me ushqimin për festa? Kjo është pija që largon toksinat nga trupi

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In