28 deputetë të Kuvendit aktual të Shqipërisë nuk ia arritën që të siguronin një tjetër mandat nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Më poshtë është lista e plotë e deputetëve nga PS, por edhe atyre që u futën në Kuvend nga listat e PD-LSI-së dhe partive të tjerë, të cilët të dielën dështuan të bindin qytetarët që t’u besonin edhe 4 vite në parlament.
Nga lista me 28 deputetët që do të detyrohen t’i thonë lamtumirë Kuvendit për 4 vitet e ardhshme në pikëpyetje janë vetëm Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli në Tiranë nëse do të arrijnë që të thyejnë herësin deri në kutinë e fundit edhe pse gjasat janë shumë shumë të vogla, pasi kanë mbetur edhe shumë pak fletë për t’u numëruar.
Deri tani janë numëruar 1115 nga 1243 kuti dhe Pandeli Majko ka 6801 vota, ndërsa Kodheli 4347, por u duhet që të arrijnë numrin magjik, 10 mijë për të hyrë në Kuvend.
Deputetët që nuk fituan mandatin: Ilir Beqaj, Artemis Malo, Edlira Bode, Robert Bitri, Enver Roshi, Fidel Ylli, Ervin Bushati, Pandeli Majko?, Mimi Kodheli?, Ylli Shehu
Spartak Braho, Eljo Hysko, Halit Valteri, Nimet Musaj, Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Andi Përmeti, Kostaq Papa, Selami Jenishehri, Kujtim Gjuzi
Edmond Stojku, Rudina Hajdari, Lefter Maliqi, Myslym Murrizi, Vasil Sterjovski, Elda Hoti, Zef Shtjefni, Korab Lita




