Një tërmet i lehtë është ndjerë mëngjesin e sotëm 09:53 në Shqipëri.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë Shijaku i Durrësit, rreth 30 kilometra në perëndim të Tiranës, ndërsa forca lëkundëse, sipas EMSC-së, ka qenë 3.3 ballë sipas shkallës Rihter.
Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar lëndime apo dëme materiale.