Thursday, October 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ndërtimi i ekosistemit inovativ, TechSpace gjithnjë i hapur për startup-et Kostani: Inkurajojmë të rinjtë të sjellin produktet dhe shërbimet inovative

admins by admins
November 21, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Ndërtimi i ekosistemit inovativ, TechSpace gjithnjë i hapur për startup-et Kostani: Inkurajojmë të rinjtë të sjellin produktet dhe shërbimet inovative
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

 Ndërtimi i ekosistemit inovativ, TechSpace gjithnjë i hapur për startup-et

Kostani: Inkurajojmë të rinjtë të sjellin produktet dhe shërbimet inovative

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përmes TechSpace mbështet fuqimisht çdo startup, i cili në thelbin e punës së tij vendos inovacionin dhe zgjidhjet teknologjike në shërbim të një qëllimi të caktuar. Kjo vlen natyrisht edhe për startup-et që ofrojnë mundësitë e duhura për zhvillim në fushën e agroushqimit.

Gjatë një takimi të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me synim bashkëpunimin për ndërtimin e një ekostistemi inovativ për vendet e Mesdheut, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të MBZHR-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shqiptare, si dhe partnerë të CIHEAM Bari (qendra për trajnime pasuniversitare, kërkime shkencore të aplikuara dhe modelim i aksioneve të partneritetit brenda kornizës së programeve ndërkombëtare të kërkimit dhe bashkëpunimit), drejtoresha e  Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov, pranë AKSHI-t, znj. Romina Kostani, bëri një përshkrim të përgjithshëm të punës së institucionit dhe mbështetjes që AKSHI ofron lidhur me TechSpace, si inkubator për startup-e të llojeve të ndryshme.

“Qëllimi ynë është të inkurajojmë të rinjtë dhe startup-et, për të sjellë produktet dhe shërbimet e tyre inovative TIK në treg. Pranë TechSpace të rinjtë aktualisht zhvillojnë idetë e tyre dhe janë të prirur t’i japin një formë konkrete biznesit të tyre, pse jo edhe bizneseve të lidhura posaçërisht me agroushqimin”, u shpreh Znj. Kostani.

Duke bërë një përshkrim të përgjithshëm të shërbimeve elektronike të e-Albanias, përfshirë ato që ofrojnë dokumentacione me vlerë ligjore falë vulës elektronike dhe që kanë reduktuar ndjeshëm kostot monetare dhe të kohës për qytetarët dhe biznesin, znj. Kostani foli edhe për gatishmërinë e AKSHI-t për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë.

Takimi vijoi me një workshop dyditor, në qendër të të cilit është çështja e prodhimit ushqimor në sasi dhe cilësi të mjaftueshme për konsumatorët, ndërkohë që popullsia botërore rritet vazhdimisht dhe ndryshimi i klimës është i pandalshëm.

CIHEAM Bari themeloi Rrjetin MIP (Mediterranean Innovation Partnership) në sektorin e agroushqimit në vitin 2016, mes 10 prej vendeve të Mesdheut, përfshirë Shqipërinë. Qëllimi kryesor i rrjetit është të nxisë zhvillimin e një ekosistemi të inovacionit mesdhetar, forcimin e bashkëpunimit midis inovatorëve, institucioneve, qendrave kërkimore dhe organizatave mbështetëse të inovacionit

Previous Post

Horoskopi 21 Nëntor 2019

Next Post

Kida provokon në fotosesionin e ri: Shfaq..

admins

admins

Related Posts

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
Kida provokon në fotosesionin e ri: Shfaq..

Kida provokon në fotosesionin e ri: Shfaq..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In