Nëse kishte ndonjë njeri i cili e meritonte vërtetë tëquhej emblemë në fushën e vet, ai ishte Kristaq Katundi, zemra e të cilit pushoi sërrahuri sot në ditën e fundit të këtij janari 2021. Kiçua ishte një emër tëcilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar ndonjëherë si ish Operatori i Radiodramatizimeve të dikurëshme të Radio-Tiranës. Ai hyri në Radio në 1 shkurt të vitit 1972, ku nisi punën si teknik i thjeshtë në studiot e regjistrimit dhe transmetimit tëprogrameve të ndryshme radiofionike.
Që në hapat e para të punës sëtij u dallua për korektesë e disiplinë shembullore, si dhe për dëshirën që e karakterizonte për të përfituar sa më shumë nga të fshehtat e radios. Kjo bëri që shumëshpejt ai të zgjidhej për t’iu bashkuar grupit të atyre që mereshin me realizimin e progameve të vështira e me kërkesa të larta tekniko-regjisoriale, siç ishin radiodramatizimet. Përkrah operatorëve të vjetër, si Xhafer Zavalani, Afërdita Gramo, Vjosa Luto e të tjerë, Kristaqi tregoi aftësi tëmira në përvehtësimin e aparaturës së kohës dhe shfrytëzimin e saj në shërbim të kërkesave të regjisorëve dhe redaktorëve të atëhershëm.
Me largimin e operatorit të njohur Xhafer Zavalani, vendin e tij e zuri Kristaqi, të cilit iu besua tërë ngarkesa e punës në studiot e rëndësishme të regjistrimit dhe montazhit. Me punën e palodhur të tij, me aftësitë profesionale, dhe duke mos parë orarin, pa mbaruar punën, Kristaqi e justifikoi besimin dhe u bë zot i padiskutueshëm si operator teknik i Radio-Tiranës. Nuk ishte e lehtë të përgjigjeshe përpara regjisorëve për realizimin e kërkesave të tyre teknike e artistike, të cilat Kristaqi i zgjidhte me cilësi dhe në kohën e duhur. Sapo mbaronte punën me njëregjisor, ai niste me tjetrin, madje edhe pa pushuar për të pirë njëcigare.
Sot duket si e pabesueshme që tërealizoheshin brenda njëjave të gjitha radiodramatizimet e përfshira në strukturën programore të Radios. Emisone te tilla si Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisjoni humoristik, etj. përbënin atë që konsiderohej si bateria e rëndë e programeve radiofonike.
Sëbashku edhe me radiodramatizimet për fëmijë si Teatri i Fëmijëve në mikrofon, Radiopërshtatja, Radiopërralla, ose Teatri i Kukllave në mikrofon, Emisioni Shkencor për Pionierë, Emisioni Patriotik për pionierë, etj. ato zinin një hapsirë transmetimi prej 10 orësh në javë. Vetëm t’i mendoje tërë këto emisione dhe lodheshe, e jo më t’i realizoje çdo ditë për vite e vite me radhë, duke i montuar ato me dekoracionin zanor me efektet dhe zhurmat e domosdoshme, me përpunime akustike e kërkesa të tjera, të cilat Kristaqi i zgjidhte me mjeshtëri.
Emri i Kristaq Katundit u bë i njohur jo vetëm si operator, por edhe si autor tekstesh për një numër radiodramash. Puna e vazhdueshme me këto programe dhe sidomos dëshira e tij për tëlexuar e bënë atë një njohës të mirë të ligjeve të radiodramës dhe të kërkesave specifike të saj. Kështu ai dramatizoi vetë një numër romanesh e novelash, duke realizuar prej tyre radiodramatizime interesante me dialogë të shkathët e dinamikë, me karaktere personazhesh tëqartë dhe me cilësi artistike të spikatura.
Pas mbylljes së radiodramatizimeve, në vitin 1995 Kristaqi kaloi në sektorin e lidhjeve të jashtme të Radios, ku dha një ndihmesë me vlerë në fushën e veprimtarive masive dhe regjistrimeve muzikore. Deri në vitin 2014 kur doli në pension, ai i vuri njohuritë e tij me vlerë në shërbim të ratifikimit të hapsirës skenike të koncerteve madhore, duke e bërë të dëgjueshëm çdo tingull në sallë dhe për të marëregjistrim me cilësi maksimale.
Një mori materialesh muzikore të llojeve të ndryshme, Koncerte sinfonike e instrumentale, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore apo të lehtë,ansamble folklorike e muzikëfilmash, janë regjistruar e transmetuar nën kujdesin dhe punën profesionale të Operatorit Kristaq Katundi. Të gjitha këto, sëbashku me tërë llojet e radiodramatizimeve e materiale tëtjera të folura, të realizuara prej tij ndër vite, sot ruhen në Arkivin e Radios dhe të televizionit, si materiale me shumë vlerë për çdo kohë. Mendimi dhe puna e Kristaqit vlerësohej nga mbarë personeli Inxhiniero-teknik i Radio-Televizionit dhe merej si shembull për më tërinjtë. Gjatë gjithë kohës ai është dalluar për qytetarinë e tij shembullore, për korektesën në marëdhënie me të gjithë punonjësit dhe i papërtuar ndaj kujtdo që i kërkonte ndihmë.
Na duhet të theksojmë domosdoshmërisht se gjatë gjithë kohës Kristaqi i u përgjigj korektësisht punës, megjithë problemet e vazhdueshme shëndetësore, për shkak të sëmundjes së diabetit të shfaqur që nëmoshën e rinisë. Ata qëpunuan përkrah tij kujtojnë episode tepër tëdhimbëshme, ku ndodhte që ai tëasfiksohej brenda studios sëregjistrimit apo montazhit, për shkak të mungesës së ilaçeve tënevojëshme. E megjithatë, ai asnjëherë nuk kërkoi që tëshmangej nga puna e madhe dhe me përgjegjësi.
Kristaqi sëbashku me bashkëshorten e tij, Sashenkën, lindën e rritën dy djem, Ledionin dhe Herdin, të cilët sot gëzojnë respektin e gjithkujt që e lidh puna me ta. Kohët e fundit Kristaqi u vu përpara vështirësish jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike, pasi me një pension modest që merte i duhej të përballonte shpenzimet financiare për sigurimin e ilaçeve për vehte dhe për bashkëshorten e tij. Këto vështirësi e detyruan Kristaqin që të shesë edhe shtëpinë dhe të jetojë me qera. Mbase u bënë shkak edhe këto kushte për ndarjen e tij nga jeta, duke krijuar një boshllëk të madh dhe dhimbje për familjen, për shokë e për miq të shumtë, e mbi të gjitha për ish kolegët e tij me të cilët punoi për mbi 40 vjet në Radiotelevizionin Shqiptar.
Na vjen keq ta themi që nuk pati një vëmendje sado modeste ndaj këtij njeriu që e vuri jetën në shërbim të një pune, me të cilën la gjurmë tek bashkëkohësit e vet. Ngushëllime zemre për bashkëshorten dhe për të dy djemtë. Të rrojnë e ta kujtojnë gjithënjë. Prehu i qetë në paqen tënde të përjetëshme i dashur Kiço, që do të na mungosh shumë këtej e pas. Qoftë i paharruar emri që le me punën dhe me qytetarinë tënde. /Xhelil Aliu




