Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Myftar Armiri, libohoviti themelues i Teatrit të Kukullave dhe aktor i Estradës së Shtetit!

admins by admins
December 30, 2020
in Artistet
A A
0
Myftar Armiri, libohoviti themelues i Teatrit të Kukullave dhe aktor i Estradës së Shtetit!
0
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Myftar Armiri (1932–1993) është një aktor me kontribut të madh në artin skenik shqiptar dhe një emër i rëndësishëm i plejadës së aktorëve të mëdhenj në Estradën e Shtetit. Por fatkeqësisht ai është edhe një artist i lënë në “pluhurin e harresës”, ashtu si edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë, sikurse po ndodh shpesh përgjatë këtij tranzicioni të pafund që po kalon vendi ynë, ku aktorë e artistë harroen e humbasin së bashku me materialet filmike ku kontribuan një jetë të tërë, e ku dhanë një kontribut të paçmuar në pasurimin e arkives së artit.

Myftar Armiri lindi në një familje libohovite në vitin 1932. Në vitin 1950, nën mbikqyrjen dhe nismën e regjisorit Xhemal Broja u thirr për të themeluar Teatrin e Kukullave, së bashku me M.Burden, E.Plasari, A.Kcira, A.Resuli, T.Ketën, Q.Toro, E.Dauti, M.Cobani etj. duke realizuar edhe premierën e parë të kësaj trupe, me titull “Fatbardha”, të shkrimtarit sovjetik Shnejdor. Në Teatrin e Kukullave Myftar Armiri kishte rolet e aktorit dhe detyrën e as/regjizorit, deri në vitin 1952.

Dy vitet e mëvonshme, gjatë kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai mori pjesë në Estradën e Ushtarit, ku vazhdoi deri në vitin 1956. Në këtë vit artisti Myftar Armiri fillon punë në Estradën e Shtetit, fillimisht si prestigjator e më pas si aktor, deri në vitin 1968. Gjatë kësaj periudhe ai studjoi dhe u diplomua më pas më 1962 si aktor dramatik.

Në Estradën e Shtetit Myftar Armiri pati një karrierë shumë të sukseshme artistike. Ai performoi në të gjitha premierat dhe në të gjitha aktivitetet e tjera që Estrada zhvilloi. Arti i tij si prestigjator, si aktor dhe si prezantues, në krah të partnerëve si S.Sallaku, S.Plasari, E.Dauti, R.Zyberi, D.Llukaci, M.Çobani, L.Ndoka, M.Pici, T.Kanci, B.Kapexhiu, Xh.Myftiu (Kacja), kengetareve simbol si Anita Take e Vaçe Zela etj., u shpalos në të gjithë talentin e vet të natyrshëm dhe thumbues.

Myftar Armiri u bë shumë i dashur për publikun që e mbushte sallën e Estradës për elegancën, ironinë e hollë, humorin e kulturuar, simpatinë dhe talentin e tij. Duetet artistike me Skënder Sallakun dhe Melpomeni Çobanin u mbajtën mend gjatë nga spektatori i asaj kohe, për batutat dhe personazhet e paumërta.

Në vitin 1950 interpreton në komedinë me tre akte të autorit rus V.Katajev “Një ditë pushimi”, sëbashku me emrat e medhenj Qenan Toro, Xhavid Xhepa, Rudolf Stambolla, Luan Qerimi etj. Ndërkohë, në vitin 1954 interpretin në shfaqjen “Midis nesh, pjesa – Ditari i një Bojaxhiu”, i autorit Mustafa Gerbelleshi, i adaptuar për skenë nga Dinios Bubabni, pjesë në të cilën arriti një tjetër sukses artistik.

Artisti Myftar Armiri ka interpretuar edhe në disa filma artistik të Kinostudios “Shqipëria e Re”, si filmat “Fortuna” (1959), “Estrada në Ekran”(1968), dhe mbas disa vitesh rikthehet të interpretojë ne filmin artistik “Historiani dhe kameleonet”. Në periudhën kohore 1970-1972 ai u emërua Përgjegjës i Teatrit në Institutin e Lartë të Arteve, ku bashkëpunoi me R. Ndrenikën, G. Kame etj.

Myftar Armiri për kontibutin e dhënë përgjatë punës dhe aktivitetit të tij artistik është nderuar me “Urdhrin e Punës të Klasit te II” në vitin 1987. Ai u nda nga jeta, nga njerëzit e tij të aferm dhe nga publiku që e ndoqi dhe e duarktrokiti nga sallat e skenave shqiptare për vite e dekada me rradhë, më 19 Gusht 1993, kohë në të cilën vazhdonte të punonte në gazetën “Rilindja Demokratike”.

E pa kuptueshme është heshtja e shtetit dhe në veçanti e drejtuesve të institucioneve përkatëse të artit skenik, në nderimin e këtyre figurave, të artistëve të paharruar të asaj plejade nismëtare që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar të skenës.

Burimi: Enver Amiri (i biri).

Tags: libohoviti themelues i Teatrit të Kukullave dhe aktor i Estradës së Shtetit!Myftar Armiri
Previous Post

Liqeni misterioz që merr jetë njerëzish dhe askush nuk guxon ta vizitojë

Next Post

Horoskopi 30 Dhjetor 2020

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Horoskopi 2 prill 2020

Horoskopi 30 Dhjetor 2020

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In