Saturday, September 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Mori 6 mijë euro, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Margjeka

admins by admins
September 14, 2020
in Aktualitet
A A
0
Mori 6 mijë euro, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Margjeka
8
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.

Pezullimi u bë me votë unanime, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme.

Mimoza Margjeka akuzohet se mori 6 mijë euro për të liruar kundrejt garancisë pasurore, një të paraburgosur të akuzuar për veprën penale, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjyqtarja akuzohet se ka marrë 6 mijë euro rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”.

Aktualisht ajo ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për shkak se ka një fëmijë të vogël.

Në rolin e sekserit u arrestua burri i saj, Arben Cara, avokati Skënder Demiraj si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla.

Ishte përgjimi i një telefonate e nënës së të paraburgosurit Oriol Bali, Afërdita Bali me vëllanë e tij, Nejton Bali, lidhur me një shumë parash prej 6 mijë euro, të cilat gruaja thoshte se nuk i kishin, para të cilat kërkoheshin për të liruar të riun.

Nga përgjimet rezulton se avokati Skënder Demiraj del në skenë, duke thënë se njeh një biznesmen, djali i të cilit Klaudio Zhilla njeh gjyqtarët.

Kështu sipas SPAK rezulton se paratë janë marrë nga Arben Cara, për t’iu dhënë të shoqes Mimoza Margjeka.

Dorëzimi i parave u bë pasi gjyqtarja ndryshoi masën për Oriol Balin, nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, ku avokati Demiraj telefonoi vëllanë e të arrestuarit, duke i thënë se porosia u krye.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas

Previous Post

MSH: 168 të prekur nga covid dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Next Post

Rama takim “kokë më kokë” me Erdogan, kryeministri jep lajmin e madh…

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Rama takim “kokë më kokë” me Erdogan, kryeministri jep lajmin e madh…

Rama takim “kokë më kokë” me Erdogan, kryeministri jep lajmin e madh...

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In