Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Mjeshtër i Madh”/ Presidenti dekoron këngëtarin Petrit Lulo”: Një jetë duke shkëlqyer në skenë!

admins by admins
January 24, 2021
in Artistet
A A
0
“Mjeshtër i Madh”/ Presidenti dekoron këngëtarin Petrit Lulo”: Një jetë duke shkëlqyer në skenë!
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Presidenti i Republikës vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të shquara në prezantimin e këngëve popullore shqiptare, veçanërisht atyre të krahinës së Jugut, duke spikatur si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske. Me mirënjohje ndaj këngëtarit popullor me zë të ëmbël e melodioz, kumbues e me timbër të pastër, i cili me këngët dhe vlerat e tij të veçanta të interpretimit, ka ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros”.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, në prani të familjarëve dhe personaliteteve të shquara të artit dhe muzikës, Presidenti Meta theksoi se Petrit Lulo ka kaluar një jetë të tërë duke shkëlqyer në skenë.

“Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësi të veçantë të vlerësoj sot një artist të madh, shumë të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar, z.Petrit Lulo. ‘Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra’.

Bilbili i këngës popullore dhe polifonike gjirokastrite dhe jo vetëm Petrit Lulo ka kaluar një jetë të tërë duke shkëlqyer në skenë.
Pjesëmarrës në qindra koncerte, festivale, ansamble brenda dhe jashtë vendit, me zërin e tij të veçantë e karakteristik, është bërë pjesëtar i të gjitha familjeve shqiptare për dekada.

Lindur dhe rritur në Gjirokastrën e gurtë dhe aq karakteristike, qytetin e sa e sa personaliteteve, Petriti hodhi aty hapat e parë në muzikë.
Në Gjirokastrën e kalasë madhështore, Petrit Lulo filloi këngën, për të ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros.

Me zërin e veçantë dhe magjepsës u dallua që në debutimin e parë, duke u vlerësuar si një ndër këngëtarët më të mirë dhe më premtues.
Këngët e tij, si ‘Tjetër herë me djalë’ apo ‘Syzeza’ ishin ato, që i dhanë famë dhe e bënë shumë të njohur në një kohë rekord në të gjithë vendin.

Ndërkohë, që u bë edhe pjesëmarrës i rregullt i festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke formuar portretin e tij si këngëtar profesionist.
Me një popullaritet në rritje, Petriti vazhdoi të këndonte dhe të nxirrte albume me nivel të lartë artistik edhe pas viteve 90-të.

Në këto albume gjen këngët popullore tipike të Shqipërisë së Jugut, me një gjetje tjetër, më të avancuar, të përpunuara dhe të përshtatura për publikun e gjerë artdashës.

Petrit Lulo ka mbi 50 vite në skenë dhe kënga për të është ushqim shpirtëror i pandashëm. Në repertorin e tij ka me qindra këngë popullore, këngë polifonike dhe këngë të muzikës së lehtë.

Vlerësimet e spektatorëve shqiptarë i ka marrë kudo në botë, ashtu si edhe ato të spektatorëve të huaj, që e kanë duartrokitur me ngrohtësi, kur ka kënduar këngët polifonike shqiptare, në skenat e huaja.

Edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë, Petriti lidhjen e tij shpirtërore me qytetin e lindjes, Gjirokastrën, e ka shumë të fortë.
Me këngët e tij çon kudo, madhështinë e pavdekshme të kalasë dhe karakteristikat e veçanta dhe të papërsëritshme të qytetit historik.

Sipas vetë Petritit, Gjirokastra i shtroi ‘kalldrëmin’ e skenës, ndërsa Tirana ‘asfaltin’ e suksesit.

Për kontributin e shquar në prezantimin e këngës popullore dhe të lehtë shqiptare dhe për vlerat e veçanta në interpretimin dinjitoz të tyre, kam kënaqësinë të vlerësoj sot z.Petrit Lulo me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh dhe t’i uroj suksese’”, deklaroi Meta.

Previous Post

Salsano Rrapi ‘thumbon’ kolegen e tij: Kur lexon statuset e ndonjë aktoreje, që nuk di as të lahet dhe as të vishet, të vjen…

Next Post

U akuzua se u vaksinua pa radhë, jep dorëheqje gjenerali i Ushtrisë Spanjolle

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
U akuzua se u vaksinua pa radhë, jep dorëheqje gjenerali i Ushtrisë Spanjolle

U akuzua se u vaksinua pa radhë, jep dorëheqje gjenerali i Ushtrisë Spanjolle

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In