Sunday, August 9, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ministria e Bujqësisë dhe USAID mbështesin fuqizimin e grave në sektorin rural

admins by admins
March 5, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Ministria e Bujqësisë dhe USAID mbështesin fuqizimin e grave në sektorin rural
3
SHARES
7
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), organizuan sot konferencën “Shpalosja e Potencialit: Analiza e Ndjeshmërisë Gjinore në Zinxhirin e Vlerës për të Zhvilluar Politika dhe Programe Ekonomike dhe Zhvillimore më të Mira”. Mbajtur në kuadër të aktiviteteve për Fuqizimin Ekonomik të Grave, Paqes dhe Sigurisë, ky forum i hapur ishte një platformë për zyrtarët e pushtetit vendor dhe qendror, ekspertët e çështjeve dhe ata nga komuniteti i donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të zinxhirit të vlerave në Shqipëri.
Të pranishëm në konferencë ishin Z. Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Mikaela Meredith, Drejtore e USAID/Shqipëri, dhe Znj. Eglantina Gjermeni, Deputete, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete.

Gjatw fjalës sw tij ministri Çuçi tha se gratë në Shqipëri përbëjnë afro 55% të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Sipas tij ka shifra në rritje të grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi, qoftë nga Skema Kombëtare, ashtue dhe nga Programi IPARD. “Shumë prej produkteve tradicionale shqiptare, ato që ne i quajmë “Produkte te Origjinës”, prodhohen kryesisht nga gratë. Në këtë kuadër e shoh shumë të rëndësishëm “Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP) dhe më konkretisht programin e “Zinxhirit të vlerës për prodhimin e jufkave” dhe “Zinxhiri i vlerës për bimët aromatike dhe mjekësore”, që absolutisht mbështesin fuqizimin ekonomik të grave në zinxhirin ekonomik të vlerave me bazë gjinore sipas bashkive përkatëse”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ai shtoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë angazhimin e plotë për të përmirësuar standardet e kërkuara nga sektori, si dhe nevojat e trajnimeve profesionale të grave në disa sektorë të bujqësisë, si atë të prodhimit të fruta perimeve, agro-përpunimit, kultivimit të ullishtave, vreshtave, bimëve medicinale etj. “Me rëndësi në këtë proces është edhe ngritja e kapaciteteve të stafit të qeverisjes vendore, që është përgjegjës direkt për mbështetjen e grave në sipërmarrjet rurale. MBZHR si një partner i rëndësishëm i USAID ndër vite, mbështet këtë projekt i cili është një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të vazhdueshme për krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e zinxhirit të vlerës përmes kontributit të gruas në sipërmarrjet bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi.

Znj. Grania Mackie, eksperte ndërkombëtare për analizën e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore (GSVCA) prezantoi praktikat më të mira për identifikimin e mundësive për zhvillimin ekonomik dhe ndikimin e veçantë që GSVCA ka tek fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet shqyrtimit dhe vlerësimit të kontributit të tyre dhe rritjes ekonomike. Z. Erald Lamja, PLGP Ekspert i Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe i Komunikimit, menaxher i komponentit GSVCA pranë projektit të USAID/PLGP, prezantoi një rast studimor nga puna e Projektit PLGP për GSVCA dhe si ndikon fuqizimi ekonomik i grave në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Gjatë konferencës u prezantuan dhe dy dokumente të rëndësishme si Manuali për praktikuesit e analizave të zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore dhe Dokumenti për përmirësimin e politikave në nivel qendror e vendor me synim fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerave.

Previous Post

Rama mbron Gjonajn e sulmon Metën: Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë

Next Post

Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi, Testohen 8 raste të reja, rezultuan negative

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Koronavirusi do të zhduket kur të ngrohet moti? Eksperti jep lajmin e madh: Pse pranvera na jep shpresë, ja pse gratë janë në avantazh kundër virusit

Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi, Testohen 8 raste të reja, rezultuan negative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In