

Princesha Haya ka mbërritur dje në Gjykatën e Lartë në Londër, ku vijon betejën ligjore me bashkëshortin e saj.
45-vjeçarja u paraqit këtë herë në Gjykatë jo për pasurinë, por për të mbrojtur fëmijët e saj nga martesa e detyruar.
Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka shprehur herë pas here shqetësimin në lidhje me largimin e gruas dhe fëmijëve të tij, por duket se pushteti i tij nuk e kthen dot në Dubai.
Për të tretën herë, miliarderi nuk ka marrë pjesë në seancën që do të përcaktojë fatin e dy fëmijëve. Divorci i tyre kap vlerën e 4.5 miliardë dollarëve.
Pavarësisht situatës, princesha u shfaq mjaft e qetë teksa shkonte në Gjykatë.




