Saturday, August 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Merkel do të takohet me Ramën në Berlin: Për çfarë do të bisedohet

admins by admins
January 24, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Merkel do të takohet me Ramën në Berlin: Për çfarë do të bisedohet
2
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Marrëdhëniet mes kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama janë gjithmonë miqësore. Dy politikanët flasin nganjëherë edhe për artin: Këtu duke parë një album me veprat artistike të kryeministrit, në shtator 2019.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën (27.01.) paradite në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur të premten (24.01) në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte paralajmëruar takimin me kancelaren gjermane edhe në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku ai mori premtimin për mbështetjen e Italisë në konferencën e donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Rama tha gjatë një bisede joformale me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro.

Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeministrin kroat Plenkoviç, Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha ajo. /DW

Previous Post

Pamje nga tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit duke ikur…

Next Post

Elbasan/ 45-vjeçari humb kontrollin e motoçikletes dhe perplaset me mbrojtesen e rruges

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post

Elbasan/ 45-vjeçari humb kontrollin e motoçikletes dhe perplaset me mbrojtesen e rruges

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In