Frederik Veseli shkëlqen kundër Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka kaluar një natë madhështore kundër ekipit të Ançelotit, duke i goditur përfundimisht edhe ëndrrën më të zbehtë që mund të kishin ata për titullin kampion. Veseli ka shkëlqyer në fitoren 2-1 të toskanëve, ndërsa nga “Sportmediaset” është vlerësuar me notën 6.5, duke qenë ndër më të mirët e ekipit të tij, që me këtë sukses merr një trepikësh jetik për mbijetesën në Serinë A.
Gol dhe përmbysje për Peskarën e Ledjan Memushajt, me mefushorin kuqezi që udhëheq përmbysjen ndaj Palermos, një përmbysje që konsolidon edhe më pozitat e skuadrëz abruce në në zonën e play-off që vlen ngjitjen për në kategorinë e më të mirëve në Itali. Palermo po udhëhiqte 2-1 në “Stadio Adriatico”, por goli i Memushajt në minutën e 68-të solli barazpeshën dhe në fundin e takimit Skonjamilio realizoi rrjetën për përmbysjen e shifrave 3-2. Ky sukses e ngjit Peskarën në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak se Palermo e vendit të tretë.