Thursday, May 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Me këto ritme rritje, Veriut të Shqipërisë i duhen 15 vite për të arritur standardin e Tiranës

admins by admins
June 1, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Nesër hapen aplikimet për financimin e fermerëve
1
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ekonomia e Veriut të Shqipërisë është rritur 6 vitet e fundit mesatarisht me 2% në vit. Ky ritëm ishte sa gjysma e rritjes ekonomike që qendrës së vendit, Tiranës dhe Elbasanit, prej 4 % në vit mesatarisht në periudhën 2013-2018, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Të ardhurat mesatare për frymë në Rajonin e Veriut ishin 461, 826 lekë në vitin 2018, ndërsa në Rajonin e Qendrës ishin 33 për qind më të larta, me rreth 692,000 lekë për frymë në vit.

Me këto diferenca Veriut të vendit i duhen edhe 15 vite rritje me ritmet aktuale prej 2 për qind për të arritur standardin e të ardhurave që Qendra e vendit ka sot.

Zakonisht rajonet e Veriut kudo në Europë janë më të pasurat për shkak të se burimet natyrore kanë favorizuar industrinë, teksa rajonet e jugut zakonisht merren me bujqësi.

Edhe në Shqipëri në Rajonin e Veriut janë të përqendruara hidrocentralet që sigurojë në më shumë se 90 për qind të prodhimit të energjisë në vend dhe disa nga minierat më të pasura të kromit dhe brakrit.

Burimet natyrore të veriut, të cilat shfrytëzohen edhe sot e kësaj dite nga kompani publike apo investitorë private nuk i ndajnë fitimet me komunitetin lokal, siç ndodh me praktikat e vendeve të zhvilluara europiane.

Për efekt statistikor, Shqipëria është e ndarë në tre Rajone, Veriun, Jugun dhe Qendrën. Në Rajonin e Veriut përfshihen qarqet e Kukësit, Dibrës, Lezhës, Shkodrës dhe Durrësit, në Rajonin e Qendrës janë vetëm qarqet e Tiranës dhe Elbasanit dhe në rajonin e Jugut përfshihen qarqet e Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës.

Në vitin 2018, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1% nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel Qarku, në vitin 2018, ishte në Qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit.

Previous Post

SHTATË USHQIME PËR PASTRIMIN RRËNJËSOR TË MUSHKËRIVE

Next Post

Milot Rashica i ka thënë “PO” Napolit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Milot Rashica i ka thënë “PO” Napolit

Milot Rashica i ka thënë “PO” Napolit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In