Friday, May 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Mbi potencialet e startups në vend. Një dëshmi nga Franca

admins by admins
August 24, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Mbi potencialet e startups në vend. Një dëshmi nga Franca
56
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Mbi potencialet e startups në vend. Një dëshmi nga Franca

Ideja përbën 1% të projektit kurse zbatimi i saj 99% – fraza që tërhoqi më shumë vëmendjen këtë fundjavë gjatë akademisë verore të organizuar nga “Fondacioni Qemal Stafa” në bashkëpunim me Westminster Foundation në Durrës mbi ‘zhvillimin e startup-eve’ ku pjesëmarrës ishin të rinj potencialisht ideatorë të startups. Benjamin Lan Sun Luk siprmarrës nga Franca, i cili ka sot në pronësi disa kompani me bazë në shumë shtete të botës, si në Paris, New York, Londër, Madrid, Barcelona, Milano, Berlin and Tokio, Hong Kong etj., mbi ‘brand performance cloud for fashion, luxury and beauty’ ndau me të rinjtë eksperiencën e tij dhe rrugën që ai ka ndjekur për të zbatuar idenë e tij fillestare. Që në moshën 18-vjecare ai ngriti startup-in që sot përfiton 26 Million € në vit, u përgjigj disa prej pyetjeve tona.

Ju lutem mund të na tregoni fillimet tuaja në biznes dhe se si nisi ideja për të krijuar një startup ?
“Isha vërtet i apasionuar pas teknologjisë në një moshë shumë të re. Kam hapur kompaninë time të parë kur isha 18 vjeç dhe gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë nga biznesi dhe gradualisht në një fare mënyre zbulova rrugën që doja të ndiqja në profesionin tim. Në vazhdim krijova stafin tim. Normalisht që ka pasur shumë raste kur kam dështuar, por që gjatë kësaj kohe mësova nga këto dështime. Kështu sot jam menaxheri i disa kompanive ndërkombëtare në disa vende të botës.”

Si mund të ndihmojnë startup-et ekonominë në plan afatshkurtër dhe afatgjatë?
Krijimi i startup-eve është i domosdoshëm për të zhvilluar ekonominë, dhe për këtë, e rëndësishme është sjellja e risive ekonomike. Startup-et janë në një farë mënyre “drita” që udhëheq ekonominë e një vendi për të ofruar një jetë sa më të mirë për njerëzit duke dhënë zgjidhje për probleme të ndryshme. Mbi të gjitha, përveç të pasurit një punë të mirë, idetë e njerëzve me ëndrra të mëdha bëhen realitet. Sepse këta individë nuk duan thjesht një punë me një pagë mujore por të realizojnë ëndrrat e tyre. Këtë gjë e mundësojnë startup-et, ku disa prej tyre, kthehen në një formë të njëjtë si bizneset që paguajnë taksat, duke ndihmuar në ekonominë e një vendi.
Pse një startup është i rëndësishëm?

Shumë korporata të njohura nuk kanë kohën, burimet dhe “mendjet” e duhura për të krijuar risi ose startupe. Kështu startupet janë kërkime për risi dhe krijimin e një veprimtarie që sjell gjithnjë zgjidhjen e një problemi të caktuar në ekonominë e një vendi. Një startup sjell shumë më shumë risi në fushën e sipërmarrjes dhe në fushën e shërbimeve.

Ne terma tatimore, si trajtohet nje startup ne France ?
Në Francë, së paku, unë mendoj, që është shteti ku paguhen më shumë taksa në Europë. Jam krenar që paguaj taksa sepse e di që janë në ndihmë të ekonomisë së vendit ku jetoj, pasi do të shkojnë në një sektor ku vendi ka nevojë. Në këtë mënyrë, nga hapja e startup-eve, ndihmohet edhe ekonomia e vendit. Për sa i përket startup-eve, nëse një startup do të punësojë një nëpunës, kompania duhet të paguajë 45% të pagës, plus sigurimet që paguhen për nëpunësin, që është 25%. Pra, nëse mbledhim 45+25, ju paguani 70% dhe në fund punonjësi merr pagën neto, në varësi të pozicionit që ka në kompani. Në fund do të thoja që nga fitimi i kompanisë, 70% i kthehen shtetit. Para pesë vitesh, kur unë hapa kompaninë, ne fitonim 8 milion $ çdo vit dhe tani fitojmë 26 milion në vit, është një rritje e mirë në 5 vite.

Çfarë saktësisht bën kompania juaj, cila ka qenë risia e saj?
Ajo çfarë po bëjmë ne sot quhet Brand Performance Cloud, pra ofrimi i një zgjidhjeje për kompanitë e famshme luksoze të bukurisë duke i ndihmuar të përmirësojnë performancën e markës së tyre. Vlera e markës ka një rëndësi shumë të madhe në përformacën e aktivitetit ekonomik të një sipërmarrjeje. Për shembull “Chanel” është një kompani shumë e famshme në botë dhe vetëm marka e saj ka një vlerë shumë të madhe, pra ne i ndihmojmë ato që të rrisin dhe të përmirësojnë performancën e markës, përmes softëares, bazë të dhënash etj., në mënyrë që të bëjnë një analizë tregu dhe së fundmi,i këshillojmë këto kompani sesi të përmirësojnë performancën e tyre në përgjithësi.

Si mund të realizohen idetë e të rinjve për të krijuar një startup të tyrin, nga kush mund ta marrin mbështetjen?
Qeveria duhet të krijojë një ekosistem pasi kjo përbën bazën kryesore për startups, është pak a shumë si themeli i një ndërtese, përpara se të ndërtosh, duhet të kesh një themel shumë të fortë.

Çfarë do iu sugjeroje të rinjve shqiptarë për të arritur të zhvillojnë idetë e tyre?
Të rinjtë të cilët duan të hapin një startup, duhet të mendojnë jashtë skemave klasike tradicionale sepse sot ti mund të hapësh një biznes në një ëeb dhe kjo gjë është shumë e thjeshtë për çdokënd në botë. Cdokush që do dëshironte një biznes dhe të bënte dicka të tijën duhet të mendojë jashtë atyre rrethanave penguese që ka dhe të jetë më i hapur për të planifikuar idenë e tyre.

Çfarë opinioni keni për pjesëmarrësit në trajnim?
Do të thoja që janë të rinj shumë inteligjent dhe të zellshëm. Por ajo që shikoj është se kultura është shumë e fortë në shoqërinë shqiptare dhe më interesantja është se keni një histori shumë të vjetër pasi keni shekuj që ndodheni këtu në detin Mesdhe dhe kjo ju jep një identitet të fortë. Kjo gjë është shumë interesante pasi të kesh një identitet të fortë është diçka që mund të ndihmojë në botën e biznesit.

Një koment mbi eksperiencën tuaj me grupin e trajnimit në Shqipëri?
Në fakt ishte shumë interesante dhe jam i surprizuar nga pjesëmarrësit, sepse ajo cfarë vura re është se të rinjtë shqiptarë janë tepër ambiciozë, të zgjuar dhe duan të shkojnë larg në karrierën e tyre. Ajo çfarë ata kanë nevojë tani është t’ju jepen mundësi për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të bërë realitet endërrat e tyre. Tani në fakt jam shumë e sigurt që grupi i trajnimit do të mundohen vetë të krijojnë mundësi e tyre. Por mbi të gjitha duhet të jetë qeveria ajo që duhet të krijojë sa më shumë mundësi për ta.

Previous Post

Gjermania: Edi Rama të jetë ndërmjetës në dialogun për krizën në Bjellorusi

Next Post

A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In