Tuesday, August 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Maqedoni e Veriut: Flamuri i NATO ngrihet para parlamentit

admins by admins
February 12, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Maqedoni e Veriut: Flamuri i NATO ngrihet para parlamentit
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Me 114 vota për dhe asnjë kundër Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski tha, se vendi ka kaluar nëpër shumë kriza politike, por përcaktimet për NATO dhe BE, nuk kanë ndryshuar asnjëherë. “Qytetarët mbështesin këtë proces. Bëhet fjalë për aleancë të shteteve të ndryshme për siguri dhe mbrojtje prej terrorizmit ndërkombëtar. Me anëtarësimin e plotë rriten përgjegjësitë tona dhe kemi të drejtë të barabartë për votë. Anëtarësimi nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet e thella politike të viteve të fundit. Vendimi i sotëm për ratifikim është shumë i rëndësishëm për shtetëformimin. Na mbetet neve qytetarëve të shtetit të 3-të të aleancës të tregojmë se jemi të denjë për këtë.”, tha Pendarovski.

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi nënvizoi momentin historik, të cilin e ndan bashkë edhe me kryetarët dhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s. Sipas tij Maqedonia e Veriut është veterane në aderimin në NATO, dhe rrumbullakësimi i agjendës reformuese pothuajse tridekadëshe të NATO-s, do të thotë edhe fillim i një ere të re në Aleancë, bashkë me 29 vendet-anëtare të tjera. “Maqedonia e Veriut është e përgatitur t’i ndajë vlerat e saj themelore dhe të kontribuojë në mënyrë aktive për paqen dhe sigurinë botërore”, u shpreh Xhaferi.

Nordmazedonien Skopje Parlament ratifiziert NATO Beitritts Protokoll (AFP/R. Atanasovski)

Spasovski: Morëm vendime të rënda për ardhmërinë e vendit

Kryeministri Oliver Spasovski foli për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, duke nënvizuar hapat dhe vendimet e rëndësishme që ka ndërmarrë kjo përbërje parlamentare. “NATO siguron garanci për ne dhe brezat e rinj. Anëtarësimi ynë në NATO ishte përcaktimi ynë strategjik. Kur të gjithë thonin, se nuk ka zgjidhje, u ndërmorën hapa konkret që na hapën rrugën drejt NATO-s. Deputetët e kësaj përbërje parlamentare sollën vendime të rënda, por thelbësore për ardhmërinë tonë, për rrugën tonë euro-atlantike. Me Greqinë e rrëzuam murin që na ndante dhe hapëm rrugën drejt NATO-s”, tha Spasovski.

Kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-së  ka qenë i pranishëm në aktin solemn të miratimit të Ligjit për Tatifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Mesterhazi e vlerësoi këtë ditë si historike për vendin, që paraqet trashëgimi ,por edhe fat për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nord-Mazedonien | Präsident Stevo Pendarovski (picture-alliance/dpa/AP Photo/B. Grdanoski)

Presidenti Stevo Pendarovski

Ahmeti: Dëshira për anëtarësim në NATO asnjëherë nuk u zbeh 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vlerësoi se ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO është historik për të gjithë qytetarët. “Shteti ynë po bëhet i rëndësishëm, njëjtë sikur vendet e tjera anëtare të NATO-s. Vendi ynë një vend i vogël, tani po bëhet anëtari i 30-të i NATO-s. Ne asnjëherë nuk patëm dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti.

Protokolli për anëtarësim në NATO është teksti i marrëveshjes, i hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington. Në Marrëveshjen e cila ka 14 nene, mes të tjerash thuhet se nënshkruesit detyrohen të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtar, në të cilët ata mund të jenë të përfshirë, me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo mënyre qoftë, që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, realizoi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë, shtet i cili është i vetmi, që ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut. Pas ratifikimit në ceremoninë e rastit u realizua ngritja e flamurit të NATO-s para godinës së Parlamentit.

Previous Post

Arrestohet mësuesi nga Fieri, u denoncua për ngacmim seksual nga nxënësja

Next Post

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Duhet durim. Jo pazar me donacionet!

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Duhet durim. Jo pazar me donacionet!

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Duhet durim. Jo pazar me donacionet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In