Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit. Interesim për sulmuesin kroat ka shfaqur Manchester Unitedi, por duket se ai e preferon më shumë rikthimin në Bayern Munich.
Mario Mandzukic është i vendosur të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin torinez dhe e ka paralajmëruar largimin gjatë dimrit. Sipas portalit italian “Calciomercato”, përfaqësuesi kroat është i vendosur të rikthehet në Bayern Munich.
Interesim për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur Manchester Unitedi, i cili e do atë për pjesën e dytë të sezonit. Por, duket se Mandzukic më shumë do ta preferonte një tjetër eksperiencë në Gjermani me Bayernin.
Mandzukic ka përfunduar në bankinë tek Juve pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë sulmuesin Gonzalo Higuain.




