Një makinë është përplasur në një dyqan që shet veshje të ndryshme të praktikuesve të fesë islame (hixhab, shami dhe burka) në Sydney të Australisë, ku si pasojë 12 persona janë lënduar, shkruan Independent.

Mediat lokale raportojnë se 11 këmbësorë dhe shoferi, janë duke u trajtuar në vendin e ngjarjes në Greenacre mes rrugëve Waterloo dhe Boronia.

Një video amatore e publikuar në rrjete sociale, shfaq makinën nga e cila dilte tym dhe lëviz me shpejtësi të madhe para se të përplaset në lokal.

Në anën tjetër policia në New South Wales kanë njoftuar se shoferi mashkull dhe 11 këmbësorë janë lënduar.
