Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Lufta kundër korrupsionit/ Gjonaj prezanton plane integriteti për administratën: Ja si do të funksionojë mekanizmi i ri

admins by admins
February 5, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
24
Lufta kundër korrupsionit/ Gjonaj prezanton plane integriteti për administratën: Ja si do të funksionojë mekanizmi i ri
3
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në kuadër të “Javës së Integritetit”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka prezantuar planet e integritetit që pritet të aplikohen gjatë muajve në vijim për administratën publike, të cilat pritet të forcojnë transparencën dhe llogaridhënien.

Teksa siguroi që ky projekt do të fillojë qysh me stafin e ministrisë që drejton, Gjonaj garantoi se ky mekanizëm i mirëmenduar do ta bëjë më të efektshme luftën kundër korrupsionit dhe do të shtrihet në të gjithë hartën institucionale.

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, Gjonaj përshëndeti planet e integritetit të implementuara në 6 bashkitë e para pilot, duke vendosur theksin te rezultatet që priten.

Ministrja e Drejtësisë tha se rritja e transparencës dhe promovimi i integritetit janë prioritetet kryesore të qasjes ndaj fenomeneve korruptive që sipas saj janë prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.

“Kjo javë ka ngritur siparin dje me aktivitete të ndryshme dhe deri në datën 11 shkurt do të zhvillojmë një sërë tryezash me qëllim gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve në luftën kundër korrupsionit. Me vjen mirë të them se sot jemi mbledhur në këtë takim sepse kemi bërë një hap përpara. Ky hap është realizimi dhe i një prej objektivave të Strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë për Adoptimin e politikave kundër korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore. Ky objektiv ka pasur si qëllim që institucionet e pushtetit vendor të përfshihen në programin antikorrupsion duke përshtatur objektivat dhe politikat me specifikat e pushtetit vendor”, tha ajo.

Gjonaj sqaroi se planet e integritetit shihen prej saj dhe institucionit që drejton, si një ndër instrumentet më të rëndësishëm për të rritur transparencën dhe për të shmangur korrupsionin në administratën publike.

“Ministria e Drejtësisë brenda muajit qershor 2020 do të filloi zbatimin për herë të parë të Planeve të integritetit për të gjithë stafin e ministrisë, si ministria e parë që do të përdor këtë mekanizëm. Pas një punë përgatitore dhe analize të filluar tashmë që në fund të vitit 2019, kemi përgatitur metodologjinë e vlerësimit të riskut të integritetit, për të vijuar në muajt në vijim me hartimin dhe zbatimin e planeve të integritetit, falë mbështetjes të UNDP dhe IDM. Suksesi i këtij modeli të përqafuar nga Ministria e Drejtësisë do të jetë vendimtar për vijimin dhe replikimin e saj në ministritë dhe institucionet e tjera qendrore”, tha Gjonaj.

Ky takim organizohej nga UNDP dhe IDM, në kuadër të “Javës së integritetit” e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Dhomën Ndërkombëtare të tregtisë në bashkëpunim dhe mbështetje të Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Ambasadës Holandeze./

Previous Post

Futi 1.8 ton kokaine ne Gjermani, kush eshte durrsaku qe do i sekuestrohet pasuria

Next Post

Makinat e së vërtetës do të testojnë kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Makinat e së vërtetës do të testojnë kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Makinat e së vërtetës do të testojnë kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In