Londra ka çelur zyrtarisht sezonin e festave, duke ofruar një spektakël të vërtetë dritash. Pemë të ndriçuara, instilacione dhe projeksione vezulluese kanë veshur Kopshtin botanik mbretëror, duke sjellë një atmosferë të veçantë Krishtlindjesh.
Kopshti botanik mbretëror në Londër është dekoruar nga më shumë se 1 milionë drita teksa është hapur zyrtarisht sezoni i festave.
Nën tingujt e muzikës festive, zbulohet një ujëvarë dritash, pemë të ndriçuara, instilacione dhe projeksione vezulluese.
“Unë shpresoj që njerëzit të kuptojnë frymën e Krishtlindjes. Ne kemi një demografi kaq të gjerë të njerëzve këtu, të cilët mblidhen në grupe familjare për të festuar Krishtlindjen. Dhe kjo është shumë romantike. Ne thjesht duam t’ju japim një ndjenjë të bukur dhe të ngrohtë të Krishtlindjes” u shpreh organizatori i eventeve.
Dekori i Kopshtit të ndriçuar duket spektakolar, në orët e mbrëmjes teksa sjell momente vërtet magjike. Me qindra vizitorë mblidhen çdo ditë për të shijuar këtë show mbresëlënës.





