Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

admins by admins
June 4, 2019
in Bota
A A
0
Libia në luftë – një vend zhytet në kaos
31
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Prej gati dy muajsh, ish-gjenerali Halif Haftat përpiqet të marrë kryeqytetin libian Tripoli. Dhe sipas informacioneve të fundit, ai duket se po përparon. Kjo do të kishte pasoja të rënda

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuajnë në ajër. Por ajo që nuk dallohet në pamjet e marra në kryeqytetin libian janë trupat e ish-gjeneralit të Gaddafit, Khalifa Haftar.

Prej dy muajsh ai po përpiqet të marrë qytetin. Deri tani pa sukses. Por situata po përkeqësohet. Kështu që OKB-ja kohët e fundit kaloi në siguri nga kampet e burgjeve libiane rreth 150 gra dhe fëmijë. Ndërtesa e Parlamentit në Tripoli u godit nga një raketë. Një punonjës i qeverisë thuhet se është rrëmbyer.

Por krizat dhe konfliktet nuk janë asgjë e re për këtë vend. Të paktën që prej së ashtuquajturës Pranverë Arabe dhe fillimi i kryengritjeve në vitin 2011, Libia është e përfshirë nga kaosi. Lufta civile filloi me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe përmbysjen e diktatorit Muammar al-Gaddafi. Libia u nda në strukturat e vjetra të fiseve. Ekonomia pësoi kolaps. Islamistët u përhapën.

Zgjedhjet që u zhvilluan në vitin 2014 dhe që synonin të transferonin pushtetin politik te popullin i Libisë, u shoqëruan me atentate dhe me dhunë. Qeveria më pas u shpërbë.

Aktualisht ekziston një qeveri e njohur nga OKB në Perëndim të vendit, e kryesuar nga Fayez al-Sarraj. Dhe qeveria në Libinë lindore, nën udhëheqjen ushtarake të ish-gjeneralit të Gadafit, Khalifa Haftar. Hapur kjo qeveri vërtet që mbështetet vetëm nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por mbi të gjitha, për shkak të luftës së Haftarit kundër islamistëve, atë e mbështesin – fshehtas – dhe Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtete të tjera perëndimore. Kjo po e shpërbën Libinë, sipas të dërguarit të OKB-së për Libinë, Ghassan Salameh.

Rëndësia e Libisë për botën e jashtme

“Unë besoj se bashkësia ndërkombëtare po i bën dallimet më të mëdha se janë. Ata duhet të ndjekin një vijë unike, të synojnë një marrëveshje minimale, për t’i bërë palët e konfliktit t’i kthehen arsyes dhe të negociojnë”, thotë Salamehu.

Khalifa Haftari komandon në Lindje të Libisë forcat më të forta të armatosura. Të pajisura me armë moderne. Armë të cilat, sipas të dërguarit të OKB-së, vijnë nga jashtë kufirit. Shumicën e herëve pa u vënë re.

Salamehu thotë se “ka shumë aktorë ndërkombëtarë që i kanë eksportuar këto armë në Libi. Shtete të tjera i kanë transportuar armët me anijet e tyre në Libi. Kjo është një shkelje e dukshme e vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “.

Për botën e jashtme, Libia është e rëndësishme për dy arsye kryesore: Ajo ka rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë dhe është bërë një vend i rëndësishëm tranziti për refugjatët.

Por, megjithë mbështetjen nga jashtë dhe një ushtri të pajisur mirë, Khalifa Haftari po përparon shumë ngadalë në marrjen e Tripolit. Me siguri edhe sepse nuk dëshiron të kryejë ndonjë masakër dhe për këtë arsye i ka urdhëruar trupat e tij të heqin dorë nga armët e rënda – sepse qëllimi i tij është të marrë kryeqytetin për ta deklaruar veten sundues legjitim. Dhe do të ishte keq për reputacionin e tij nëse ai rrugës për në pushtet të vriste qindra civilë.

Nëse Khalifa Haftari do ta fitojë luftën për Tripolin, kjo nuk është e qartë. Por ekspertët besojnë se ai nuk ka alternativë tjetër. Sepse fiset dhe militantët që luftojnë për Haftarin vështirë se do të pranonin një humbës në kreun e tyre

Previous Post

Real Madrid nënshkruan me Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt për 65 milionë euro

Next Post

Paralajmërimi i Kinës: Mos studioni në SHBA

admins

admins

Related Posts

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit
Bota

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit

July 24, 2025
Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram
Bota

Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram

October 28, 2024
VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina
Bota

VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina

September 5, 2024
Next Post
Paralajmërimi i Kinës: Mos studioni në SHBA

Paralajmërimi i Kinës: Mos studioni në SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In