Lëkundjet e tërmetit në vendin tonë janë rikthyer sërish. Mëngjesin e kësaj të hëne janë ndier lëkundjet e tokës dhe sipas institutit të sizmiologjisë, ato janë regjistruar rreth orës 06:39 minuta, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometër.
Sipas raportimeve të deri tanishme, lëkundja ka si epiqendër zonën e Thumanës, 24 kilometër në veriperëndim të Tiranës.
Magnituda e tërmetit është 3.5 e shkallës Rihter, por për shkak të epiqendrës në afërsi të sipërfaqes, lëkundjet kanë qenë të fuqishme duke bërë që të ndihen në të gjitha ndërtesat, sidomos në Tiranë.




