Toka në vendin tonë nuk ka gjetur akoma qetësi pas tërmetit të fortë 26 nëntorit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jane regjistruar disa lëkundje tërmeti nga orët e vona të natës deri në orën 07:07 të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht magnituda e tyre ka qenë e ulët, në krahasim me tërmetin e datës 26 nëntor.
Lëkundja me magnitudën më të fortë ka qenë ajo po me epiqendër ne Lalëz, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16.





