Nga/ Antonela Rama
Çdo ditë dëgjojmë ,lexojmë dhe përballemi me raste ku shumë shqiptarë/shqiptare kërkojnë të largohen nga vendi i tyre.
Pikërisht sot , po bën një “shpërthim “ mediatik shkrimi i një shqiptare që po “godet “ shumë vrullshëm , e ndikuar nga mendime partiake,dhe padyshim ku mbizotërojnë thellë reciprociteti i interesave të përbashkëta politike.
Kush është i/e aftë në vendin tonë ia ka dal gjithmonë , dhe nuk është përpjekur për t’iu larguar vullnetit. Mos fusni mllef mes njerëzve sepse edhe atje ku ti shkon nuk është perfekte ashtu si mund t’a kesh marrë vesh vetëm nga fjalët e të tjerëve.
Mjaft me fasifitete sikur ju interesojnë njerëzit e vendit tënd, por ju intereson vetja juaj për t’i dhënë më shumë “popullaritet “ bindjes tënde politike. Nuk e beson askush “keqardhjen “ tënde ! Ashtu si këtu edhe në çdo vend të tjetër të botës,asgjë nuk është e lehtë .
Nëse nuk do shpenzoni kaq shumë kohë duke sharë Shqipërinë dhe të ndiheni të pakënaqur, atëherë JU nuk do ishit këta që jeni sot! Hiqeni gjithë këtë mllef për vendin tuaj! Fokusohuni si t’ia dilni këtu për të jetuar më mirë dhe mos ua vini fajin politikës sepse e ardhmja juaj mbështetet tek VETJA.
Sfidojeni çdo pengesë dhe kthejeni në forcë ! Shqipëria është në rrugën e zhvillimit dhe do të bëhet edhe pa ju që po largoheni. Kur të jetë një Shqipëri tjetër,shpresoj të ktheheni për t’iu gëzuar vendit tuaj.
Kudo ku të shkoni,do t’a kërkoni në pamundësinë e pendesës për të gjitha fjalët jo të duhura në momentit kur as ju vetë nuk e dinit se kush ISHIT! Kur të reflektoni ,do t’a kuptoni që nuk ka si Shqipëria jonë .




