Tuesday, June 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Lajm që pritej nga Ministria e Shëndetësisë, apelon qytetarët

admins by admins
February 29, 2020
in Aktualitet, Kronikë, Opinione, Politikë
A A
0
Lajm që pritej nga Ministria e Shëndetësisë, apelon qytetarët
33
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri/Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Respektoni masat higjieno-sanitare

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri sot janë testuar 26 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.
Në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit po shpërndahen 1.2 milion maska shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.  Për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët për të qenë të vëmendshëm për të respektuar masat
higjieno-sanitare.
Strukturat e shëndetit publik po monitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë.
Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar rreth 12000 udhëtarë.
Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.
Në rastin e parë të vendosjes së karantinës janë përcaktuar strukurat akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve.
Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicion ambiente me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit dhe është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve përfshi Pandeminë.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejtë vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje,  të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr.127!
Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, momentalisht pret 1.700 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127. Gjatë këtyre ditëve janë pritur nga QUKM 326 thirrje që janë klasifikuar në kodin e ri Korona, të cilët janë ndjekur sipas udhëzimeve të komitetit të ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 85 203 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
Azi:          80 849 raste të konfimuara, 2898 vdekje
Afrikë 3 rast i konfirmuar
Amerikë: 85 raste të konfirmuara
Oqeania : 25 Australi, 1 Zelanda e re, raste të konfirmuara

Previous Post

Elisa Spiropali i jep mesazhin e fortë presidentit Meta para 2 Marsit

Next Post

Horoskopi 1 Mars 2020

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Horoskopi 25 shtator 2019

Horoskopi 1 Mars 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In