Tuesday, May 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ky është shqiptari që jeton në Zvicër e që pagoi 36 mijë franga për targat e makinës

admins by admins
January 7, 2020
in Kuriozitete
A A
0
Ky është shqiptari që jeton në Zvicër e që pagoi 36 mijë franga për targat e makinës
30
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kantoni i Cyrihut rregullisht zhvillon ankand të autotargave për fanatikët e veturave. Njëri nga ta është edhe Bekim Saiti (30), alias Kim Flamingo. Në momentin që “Kim Flamingo” lëviz me mercedesin e tij të zi nëpër rrugët e Cyrihut, Bekim Sahiti është i bindur se kalimtarët dhe vozitësit mbeten gojëhapur.

Ai e ka nofkën Kim Flamingo dhe thotë: “Njerëzit vështirë se mund të gëlltisin, kur më shohin”, ka pohuar për “Blick” Kimi, njofton Albinfo.ch.

Por nuk është pamja arsyeja e shqiptarit nga Maqedonia, me të cilin ai tërheq vëmendjen e të tjerëve. As vetura e tij, një mercedes ML 63 AMG. Bëhet fjalë për autotargën e tij: ZH 866.

Autotargat me numra treshifrorë janë të pakta dhe shumë të kërkuara nga fanatikët e veturave. Në mars të këtij viti, një blerës i panjohur kishte paguar 150.000 franga për autotargën ZH 987.

Departamentet e komunikacionit rrugor në Cyrih, reegullisht zhvillojnë ankand të autotargave në internet.

Kështu pra, më 13 qershor të këtij viti edhe Kim Flamingo ishte ulur pranë laptopit të tij. Ai po e ndiqte ankandin për autotargën ZH 866.

Për të, kjo ishte një shifër shumë e veçantë: “Vajza ime Aurora erdhi në jëtë më datën tetë dhe gjashtëshja është numri im me fat. Ja pse deshta pikërisht këtë numër”, – ka spjeguar Bekimi.

Oferta fillestare ka qenë 4.000 franga. Pas 22.000 frangave, vetëm nofkat e përdoruesve Zaugg00 dhe Lika AL kishin tejkaluar interesimin e njëra-tjetrës. Në momentin që Lika AL ngriti vlerën në 36.000 franga, Kim Flamingo jep ofertën e tij të parë: 36.400 franga. Për herë të parë, të dytë, të tretë – dhe konkurrentët heqin dorë.

“Absolutisht i kënaqur”, përshkruan shitësi i veturave ndjenjat e tij pas ankandit. “Unë do të kisha paguar edhe 40.000 franga për këtë autotargë”, – thotë ai.

Paraja nuk luan ndonjë rol të madh në jetën e Kim Flamingo. Ju duhet ta shpenzoni për aq kohë sa ta keni atë.

Shumën e ka paguar disa ditë më vonë nga fletëpagesa në post-cash, natyrisht. Autotargën që e mori në Departamentin e komunikacionit rrugor, e vendosi menjëherë në mercedesin e tij.

Për Kim Flamingon nuk është e qartë që dikush mund ta shesë statusin e simbolit: “ZH 866 do ta mbaj deri në fund të jetës sime. Dhe më pas, do t`ia jap vajzës time”.

Previous Post

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ministër i Jashtëm i Kosovës

Next Post

Ja si mund ta ndizni makinën kur i harxhohet bateria (VIDEO)

admins

admins

Related Posts

Dalin informacione nga produksioni, zbulojnë kush eliminohet sonte dhe të fshehta të tjera
Kuriozitete

Dalin informacione nga produksioni, zbulojnë kush eliminohet sonte dhe të fshehta të tjera

February 24, 2024
Lajmet për ndarje manovër për të shpëtuar pasurinë? Besi dhe Xhensila në Itali, çfarë po ndodh mes çiftit
Kuriozitete

Lajmet për ndarje manovër për të shpëtuar pasurinë? Besi dhe Xhensila në Itali, çfarë po ndodh mes çiftit

February 24, 2024
5 vite pas martesës, përse të gjithë po flasin për një ndarje mes Chiara Ferragnit dhe Fedez?
Kuriozitete

5 vite pas martesës, përse të gjithë po flasin për një ndarje mes Chiara Ferragnit dhe Fedez?

February 22, 2024
Next Post
Ja si mund ta ndizni makinën kur i harxhohet bateria (VIDEO)

Ja si mund ta ndizni makinën kur i harxhohet bateria (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In