Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS, Vasilika Hysi deklaron se Gjykata Kushtetuese është drejt rifillimit të funksionimit të saj.
Sipas Hysit, votimi sot nga Kuvendi i Shqipërisë me 105 vota i dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi vendosmërinë tonë për të zbatuar Reformën në Drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese është drejt rifillimit të funksionimit të saj. Votimi nga Kuvendi i Shqipërisë me 105 vota i dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi vendosmërinë tonë për të zbatuar reformën në drejtësi”, – u shpreh Hysi.
Ndërkaq, ajo falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtij procesi.
“Falënderim i veçantë për kolegët e opozitës që qëndruan në anën e duhur. Falënderime edhe për partnerët tanë historikë, SHBA-BE për mbështetjen që i kanë dhënë jetësimit të kësaj reforme”, – tha Hysi. /a.g/




