Friday, August 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kreu i ekspertëve izraelitë: Ikim vetëm kur të rikthehet normaliteti, s’e harrojmë kurrë ç’keni bërë për ne

admins by admins
December 5, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Kreu i ekspertëve izraelitë: Ikim vetëm kur të rikthehet normaliteti, s’e harrojmë kurrë ç’keni bërë për ne
10
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

1000 familje në Durrës e kanë bërë gjumin e qetë pas shumë ditëve, pasi ekipi me inxhinierë dhe ekspertë izraelitë u tha se banesat e tyre janë të sigurta.

Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “Neës 24” se vetëm ditën e djeshme kanë inspektuar 35 godina në qytetin e Durrësit, ku 90% e tyre ishin të sigurta dhe pa probleme.

Ekipi, i përbërë nga 10 persona, po përqendrohet në inspektimin e ndërtesave për të zbuluar nëse struktura e tyre ka mbetur e shëndoshë pas tërmetit.

Deri tani keni inspektuar banesa në Durrës?

“Po ne dje ne kemi inspektuar në Durrës 35 ndërtesa, jam i lumtur tu them se më shumë se 1000 familje u autorizuan të ktheheshin në banesat e tyre. Më shumë se 90% e godinave që ne inspektuam kishin kodin jeshil, që do të thotë janë të banueshme për banorët”.

Koloneli izraelit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka qenë i pranishëm në Meksikë, Haiti, Nepal e së fundmi në Brazil për të dhënë asistencën e tij në përballimin e katastrofave natyrore, deklaroi se kanë një plan konkret që prej dy ditësh po e vënë në zbatim. Ekipi do të këshillojë autoritetet lokale se si të menaxhojë fatkeqësinë.

“Kemi ekspertizën që konsultohemi direkt në Izrael, kemi ineraktivitet me ta të vazhdueshëm. Ata i përgjigjen pyetjeve tona. Ne jemi këtu që të japim kontributin tonë me eksperiencën që kemi sigurisht në fatkeqësitë natyrore dhe në luftëra. Ne kemi një plan për të bashkëpunuar për të gjitha nevojat, jemi këtu për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe autoritetet për të planifikuar hapat e ardhshëm duke u bazuar tek të dhënat e mbledhura deri më sot. Ne kemi një pajisje qe e quajmë “Harta e dhimbjes” ajo vendos të gjitha të dhënat së bashku dhe të nxjerr në pah problematikat reale. Kështu vendosen piketat tek prioritetet dhe fokusojmë fuqitë dhe burimet në vendet e duhura. Gjëja e dytë është kur inxhinieri vjen me kontraktorin i cili bën gati rregullimet përfundimtare të nevojshme nëpër banesa në mënyrë që njerëzit mos të rrinë jashtë banesave vetëm se banesa e tyre ka nevojë për rregullime të vogla”, u shpreh koloneli.

Koloneli theksoi se kanë sjellë me vete gjithë diturinë dhe eksperiencën e duhur, të cilën po ua përcjellin inxhiniereve shqiptarë.

“Kemi sjelle me vete disa koncepte të thjeshta që do të jenë së par shumë të nevojshme për inxhinierët shqiptarë, kur të ikim ne ata do ta dinë se çfarë do të bëjnë. Ne do të lëmë metodologjinë në terren për ta, ata do të dinë ta zbatojnë shpejt dhe në mënyrë profesioniste dhe ti bëjnë qytetarët të jenë të sigurt. Ata do të kthehen shpejtë në banesat e tyre. Nesër do të trajnojmë një grup të madh me inxhinierë shqiptare”, shtoi ai.

“Neës 24” ndoqi inspektimin e ekipit izraelit në një pallat në Durrës, ku me shpejtësi fotografitë dhe informacioni i dërgohej në kohë reale kolegëve në Izrael për të vendosur për fatin e pallatit, nëse ishte i sigurt apo i pabanueshëm.

“Këtu jemi në mes të një inspektimi, u dërgojmë në kohë reale kolegëve tanë në Izrael fotografitë dhe kështu ndajmë me ta edhe opinionet tona. Dëmi në këtë banesë nuk është aq serioz, kemi parë më keq por është vetëm një pikë në kolonën brenda e cila do të inspektohet më mirë”, theksoi Golan Vach.

Në fund, koloneli Vach u shpreh se do të qëndrojnë pranë popullit shqiptar, derisa të rikthehet normaliteti.

“Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet. Qëndroni të sigurt dhe ju ndihmoftë Zoti dhe se do të jemi me ju për aq kohë sa ju duhet që t’i riktheheni jetës normale”, tha koloneli Vach.

Gjashtë shtete anëtare të BE-së kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, më shumë që pritet të vijnë, për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas. Qeveria shqiptare i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe ndihmë ekspertësh, duke thënë se është e paaftë ta bëjë atë vetëm.

Previous Post

Bejtja përgënjeshtron Bashën nga Kruja: Ka përfunduar inspektimi për 28 banesa në Rrëzë, ushqim e strehim për 17 familjet

Next Post

Do shemben 3 godina te “Qytet Studenti”, Rama: Pas zaptimit 30-vjeçar ka ardhur koha të largohen

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Do shemben 3 godina te “Qytet Studenti”, Rama: Pas zaptimit 30-vjeçar ka ardhur koha të largohen

Do shemben 3 godina te “Qytet Studenti”, Rama: Pas zaptimit 30-vjeçar ka ardhur koha të largohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In